Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 09.04.2020 07:21
Jakup Krasniqi

​Termi paramilitar- përdoret gabimisht nga mediat tona

Prishtinë | 04/12/2019 12:22

Shkruar nga: Jakup Krasniqi

Sot, më 4 dhjetor 2019 në RTK, në ora 9 e mëngjesit u dha lajm për një varrezë masive të shqiptarëve “të vrarë në luftë nga Paramilitarët serbë”?! Lajmi jo vetëm që nuk është i saktë, por ishte edhe krejt i gabuar.

            Sot, më 4 dhjetor 2019 në RTK, në ora 9 e mëngjesit u dha lajm për një varrezë masive të shqiptarëve “të vrarë në luftë nga Paramilitarët serbë”?! Lajmi jo vetëm që nuk është i saktë, por ishte edhe krejt i gabuar.   

Pse?

            Krimet e luftës që janë kryer në Kosovë janë edhe krimet e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Ato vrasje nuk janë bërë nga paramilitarët, por nga instrumentet e shtetit serb dhe politika e planifikuar e Serbisë për ta shuar pjesërisht ose tërësisht popullin shqiptar në Kosovë. Madje, për ato krime të gjenocidit, politika zyrtare serbe as sot e kësaj dite nuk është distancuar as formalisht. Përkundrazi nga zyrtarët më të lartë të ati shteti edhe sot e kësaj dite drejtohen kërcënime ndaj shqiptarëve dhe Republikës se Kosovës. Ata edhe sot përpiqen ta pengojnë çdo formë të bashkëpunimit ekonomik nder shqiptar si edhe vet ekzistencën e shtetit tonë të Pavarur, Sovran e Demokratik.

            As ata të vjetrit e as këta të rinjtë sot nuk janë e as ishin grupe që vepruan e veprojnë jashtë politikës zyrtare të Serbisë. Paramilitarët ishin krijesa të shtetit me qëllim që të amnistoheshin instrumentet e shtetit. Prandaj askush në Kosovë nuk duhet ta haj atë karrem të krijuar nga politika zyrtare e gjenocidit serb.

            Shkurt, kur thua vrasje nga paramilitarët, nuk ke thënë asgjë dhe ke akuzuar hiçgjë. Çdo vrasje në Kosovë është bërë nga Serbia, nga instrumentet shtetërore të krijuara e të ekzistuara për atë qëllim, të bënin krime të gjenocidit. Dhe ata e bënë ketë dje dhe nuk janë penduar as sot.

            Çdo term tjetër i përdorur për ato vrasje është i gabuar! Siç është i gabuar edhe përdorimi i termi masakër i cili në asnjë mënyrë nuk mund t’i zëvendësoi krimet e gjenocidit që i përjetuan shqiptarët disa herë nga Serbia, filluar me gjenocidin serb të viteve 1876/78, Luftës së Parë e të Dytë Botërore e ato të viteve 1998/99.

Sesi do të duhej të përdoreshin këto terme, para ca ditësh, në detale ka sqaruar e argumentuar ne mediet tona, politikologu ynë – Bardhyl Mahmuti.

Saktësia gjuhësore dhe përdorimi i saktë i termave politike, është kulturë edhe për ata që informojnë e informohen!

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar