Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 01.04.2020 06:22
Menderes Ibra

​Koha do të tregojë …

Prishtinë | 31/10/2018 08:14

Shkruar nga: Menderes Ibra

Koha është resursi më i pamjaftueshëm, dhe po të mos menaxhohet si duhet, asgjë tjetër nuk mund të menaxhohet. (P. Drucker)

1.

Njëra nga gjërat e habitshme në bisedat e përditshme, e veqmas në diskursin publik është kur ato përfundojnë në stilin: Koha do ta tregojë këtë, ose koha do ta dëshmojë! Disa e perdorin këtë si argument suprem për të përligjur mendimin e tyre e për të përmbyllur debatin. Ne fakt, ketu argumenti shenderrohet ne te kunderten e tij- ne kunderargument. Sepse, te heqesh dore nga e sotmja duke u thirrur ne nje te ardhme te papercaktuar, eshte njejte sikurse te mohosh veteveten.

Kete shprehje nuk ke se si ta quash ndryshe perveq se refuzim per te folur. Nje refuzim qe njeriu thjesht ia ben vetevetes. Nje veterefuzim, ashtu siq do te ishte nje vetëlendim qe dikush ia ben vetes me vetedije. Sipas nje klisheu te pashkruar, kjo shprehje zakonishte lihet per te permbyllur biseden, ashtu sikurse kur njeriu rremben nje brez shpetimi per te kercyer ne det nga anija qe po fundoset. Nje lloj sakrifice mbeshtjellur me nje fare mburresie te shtirur.

2.

Nje nga sociologet e famshem amerikan W.Thomas ne teorine e tij te famshme te definimit te situates thote: “Nese njeriu i definon  situatat si reale, ato edhe do te jene reale sa u perket konsekuencave te tyre”. Me fjale tjera, nese ne e definojme nje situate si reale, p.sh. se ne nje lokacion te caktuar ka fantazma, atehere, nga frika prej tyre nuk do te guxojme te shkojme aty, dhe do te na tmerroje mendimi per to dhe gjithe veprimet tona do te jene te tilla, sikurse aty te kishte vertete fantazma. Ne kete rast pavaresisht se situata eshte jo-reale, mirepo definimi i saj si reale krijon pasoja pothuajse te njejta sikurse ajo te ishte e tille. 

Njejte ndodhe edhe me shume fenomene jetesore, me shume shprehi nga te cilat formesohet mentaliteti yne. Per kete arsye, shprehite e perditshme, duhet analizuar dhe rishikuar vazhdimisht. Po te behej nje hulumtim sociologjik per efektin e disa shprehjeve ne jeten tone, do te shihej se disa sosh jane vertete shume te demshme, dhe se edhe shprehja ‘koha do ta deshmoje’, do te ishte ne mesin e tyre.

3.

Shprehjen koha do ta tregoje, e degjojme shpesh, nga individe dhe qarqe te ndryshme shoqerore. Natyrisht se ndoshta mund te kete raste apo situata kur mund te thuhet se koha do ta tregoje diqka, porse ato padyshim jane te rralla. Ndoshta do te mund te thuhej keshtu p.sh. per ndonje sypozim apo hipoteze astronomike ne gjithesi, ku njeriu nuk mund te bej me shume se sa te ofroj ca hipoteza. Ne te tilla raste, kur mundesia e ndikimit te veprimit te njeriut eshte pothuajse e paperfillshme, dhe fenomeni varet plotesisht nga faktoret e jashtem e te panjohur, atehere edhe mund te arsyetohet sipas kesaj logjike.

Mirepo te thuhet se, koha do ta tregoje, per diqka qe varet plotesisht nga veprimi ose mosveprimi i njeriut, dhe ne kohen reale, eshte jo vetem e paarsyeshme, por dhe e demshme. Sepse kjo shprehje eshte penguese e veprimit, dhe justifikim per mosveprimin. Madje, madje ne shume raste kjo eshte edhe mungese e guximit per te folur apo frike e ballafaqimit me realitetin dhe ikje nga stuata per ta pare veteveten ne menyre kritike. Ne shume raste kjo shprehje paraqitet edhe si ngushllim per injorancen e individit, e cila ne vend se te demaskohet teresisht tenton te shenderrrohet ne deshire per te profetizuar.

Po te tentohej sidoqofte, qe te gjendej nje emerues i perbashket i te gjithe atyre qe kete shprehje e perdorin si brez shpetimi, ndoshta ajo do te mund te definohej keshtu: Heqja dore nga kontributi ne zgjedhjen e nje problemi, dhe te besuarit verberisht se koha do te jete ajo qe do ta deshmoje se diqka qe po ndodhe sot, ose qe ka ndodhur ne te kaluaren ka qene keshtu siq po deshiroj qe te jete, e qe ne fakt nuk po guxoj te argumentoj se si e pse, por po fshihem pas asaj se koha do te tregoj. Ne fakt ketu ka edhe hile e  hipokrizi, sepse, kur diqka p.sh. do te qartesohet (a ishte p.sh. dikush patriot apo tradhetar) pas nje shekulli, akteret ndoshta as nuk do te jene me, dhe pesha e kesaj deshmie do te jete e pavlefshme.

4.

Dhe më kryesorja: Koha kurre nuk do te tregoje asgje. Sepse, ajo deri me tash asnjehere nuk e beri kete.  Mirepo, ta zëmë se qudia edhe ndodhe, dhe koha flet, tregon dhe deshmon se filani njehere e paska pasur mire dhe ia paska qelluar me nje parashikim. Edhe po te ndodhte keshtu, ku koha do te behej dor ëleshuar e do te tregonte e deshmonte per diqka, cila valle, cila do te ishte vlera per te kuptuar diqka pas aq shume vitesh? Cila do te ishte relevanca e saj?

Vetem qellimkeqinjte dhe injorantet mund te kenaqen ne saktesine e nje parashikimi te realizuar, nese ai ka shkaktuar deme. Dhe nga i cili debati eshte apstenuar duke thene: Koha do te tregoje!

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar