Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 12.07.2020 05:55
Menderes Ibra

​Taksa dhe dinjiteti

Prishtinë | 17/12/2018 07:46

Shkruar nga: Menderes Ibra

1. Nga pikëpamja strategjike një konflikt mund të kuptohet më së lehti, nëse gjatë analizës së tij arrihet të bëhet dallimi, se: A synohet që ai të zgjidhet apo menaxhohet?

Varësisht nga qasja e palëve në konflikt rreth kësaj (e sidomos asaj që pretendon pozitë dominuese) mund të kuptohet edhe strategjia që ndjekin palët, mjetet që perdorin dhe rrjedhimisht edhe synimet përfundimtare të tyre. Shpesh herë kjo nuk është fare e lehtë, sepse secila palë në konflikt ndjek interesat, rrugët dhe objektivat e veta, duke anashkaluar dhe shtypur totalisht ato të tjetrit, e që do të ishte normale, me kusht që të mos luhej hapur loja e hipokrizisë, duke punuar eksluzivisht për interesat vehtjake në njërën anë, dhe duke deklaruar se po realizohen interesat e të dy palëve në anën tjetër.    

Në këtë drejtim, vendimi i Qeverisë për vendosjen e taksës 100% ndaj importit të produkteve nga Serbia dhe BeH, madje edhe nga vëzhguesit neutral është parë si rrjedhojë logjike e ngjarjeve dhe raporteve në mes të dy vendeve këtu e tetëmbëdhjetë vite. Edhe për vrojtuesit më të rëndomtë e laik bie në sy dukuria paradoksale në proporcion të zhdrejtë: Sa më shumë që rritej vlera e eksporteve serbe në Kosovë, aq më shumë intensifikohej lufta e saj ndaj shtetit të Kosovës, përfshirë këtu planin diplomatik (pengimi i njohjeve, pengimi i anëtarsimit të vendit tonë në organizata ndërkombëtare etj), por edhe në ate ekonomik (pengimi i interkoneksionit, energjisë, hapsirës ajrore etj).

Pas reagimeve të llojllojshme, tensionimit dhe madje edhe kërcnimeve (me pretekstin e mbrojtjes së serbëve në Kosovë, të cilët po u kercnuakan nga katastraofa humanitare!), pyetja që me të drejtë shtrohet është, a thua vallë Serbia e kishte parashikuar një masë të tillë? Apo, mos një kjo e kishte zënë në befasi? Duke e njohur mirë fqinjin tonë verior, të thuash se ata nuk  kishin  llogaritur se një ditë një masë e tillë do të përdoret nga  Kosova, me siguri është infantile. Vërtetë është pak e besueshme që të mos kenë llogaritur se aksioni e ka reaksionin, dhe se tregtia si degë e rëndesishme ekonomike megjithatë mund të zhvillohet qëndrueshëm vetëm në mes vendeve të cilat ushtrojnë vullnet të plotë e të lirë dhe të dyanshëm për këtë. Nga kjo mund të konstatohet se politika e tyre ishte udhëhequr nga parimi i despotizmit: Mua gjithëçka e ty asgjë, duke manifestuar kështu karakterin hegjemonist dhe neokolonial ndaj Kosovës.

Parimi i mirënjohur ekonomik se në marrdhëniet ndërkombetare tregtare në mes shteteve është perfitimi i dyfishtë, maksimizimi i interesit dhe zgjerimi i bashkëpunimit të përgjithshëm përmes atij ekonomik, duket se nuk u mor parasysh nga pala serbe.

2.

Një vështrim madje i përciptë i të dhënave statistikore në dispozicion, tregon se si niveli i eksporteve serbe në Kosovë u rrit nga viti në vit, për të mbrri vitin e kaluar në 450 milion euro (statistikat zyrtare), dhe me një eksport pothuajse simbolik të Kosovës në Serbi. Sa për ilustrim, në vitet 2000 dhe 2001 importet nga Serbia ishin rreth 30 milion euro në vit, për të arritur në 260 milion në vitin 2010, dhe madje në 450 milion euro vitin e kaluar. Pra, behet fjale për një rritje te vazhdueshme të eksporteve serbe ne Kosovë.

Në  anën tjeter edhe pse eksportet tona ishin mëse simbolike, ato megjithatë janë penguar në forma të ndryshme, përfshirë kërkesat për dokumente te llojllojshme, certifikata, pastaj me barriera jo-tarifore etj.

3.

Pas vendosjes së taksës për mallrat serbe,  një fenomen i çuditshëm po ndodhë në Kosovë: Për çdo ditë pothuajse, mjetet tona të informimit janë duke transmetuar kronika lajmesh me të dhënat për efektet e taksës, përfshirë humbjet e ekonomise serbe nga taksa, (Natyrisht duke cituar të dhënat nga qarqet serbe). Bile, ka raste kur edhe qarqe të ndryshme në Kosovë kanë filluar të bëjnë analiza të tilla, që tregojnë se sa janë humbjet ditore, javore dhe mujore të Serbisë, ndikimet në rritjen ekonomike, në BPV etj etj. Pse ndodhë kjo? Pse?

Mos të harrojmë strategjinë e Serbisë  me rastin e votimit per pranim te Kosoves në Interpol para pak kohësh. Te gjitha deklarimet e zyrtarëve me te larte te tyre kishin karakter pesimist, duke pohuar se ishte e pamundur qe te pengohej pranimi i Kosoves ne Interpol. Dhe ne e gëlltitëm këtë karrem duke krijuar një situate entuziaste, rezultati i te ciles dihet. Te gjithe ata qe mirren me analizat strategjike e dijnë se kjo eshte strategjia e krijimit te konfuzionit te pala tjetër. Ne duhet qe te jemi te kujdesshem ne kete drejtim. Ne fakt ne duhet te mirremi parësisht me punet dhe interesat tona. Me objektivat tona. Fundja nuk eshte e dinjitetshme per ne qe te mirremi se sa dhe si jane humbjet e ekonomise se dikujt tjeter.

4.

Nuk ka nevoje qe te mirremi me analizat e ekonomise serbe, se çka humbe dhe sa humbe ajo nga taksa e Kosoves. Nuk ka nevoje qe intenzivisht te mirremi as me sypozimet, hipotezat dhe lajmet e ndryshme nga Serbia rreth kesaj teme, qofshin ato nga qarqe mediatike, ekonomike apo qeveritare. Kemi mjaft pune tonat, trendet e zhvillimit te ekonomise sone, analizat per tregjet e reja potenciale, zhvillimin e ndermarrjeve tona prodhuese. Do te duhej te pyesim veteveten dhe te kerkojme p.sh sqarime nga Ministria e Bujqesise se, pse sa me shume qe po rritet niveli i mbeshtetjes buxhetore dhe subvencionimit te prodhimit te grurit ne vend aq me shume po bie prodhimi i tij, dhe rrjedhimisht aq me shume po rritet importi i grurit dhe miellit nga Serbia. Si eshte e mundur qe edhe perkunder te rritjes konstante te buxhetit te shtetit dedikuar bujqesise dhe zhvillimit rural, pse prodhimi bujqesor eshte duke shenuar renje!

5.

Vendimin per taksen 100% ne importin e produkteve te Serbise dhe BeH, per kete arsye duhet ta trajtojme ekskluzivisht nga perspektiva e interesave tona, duke mos u ekzaltuar nga demet e te tjereve por duke iu gezuar sukseseve tona, dhe duke punuar shume per te arritur ato. Duke mos shiquar gjerat emocionalisht  dhe ne prizimin afatshkurter, por racionalisht dhe ne planin afatgjate. Duke mos rënë pre e reagimeve emocionale dhe e vendimeve ad-hoc, por duke ndertuar strategji koncize te ballafaqimit me situaten dhe duke gjetur zgjidhjet me te mira ekonomike.  Strategjia jone nuk duhet te jete e komplikuar: Ne mund te bashkepunojme ekonomikisht si dy shtete plotesisht te barabarta sipas parimeve te mirefillta ekonomike ku dikush ka mallin e dikush parate, dhe nese ka nje gjuhe te perbashket e dobi reciproke, tregtia mund te zhvillohet, sipas parimeve te dobise reciproke qe u ndertuan ketu e mijera vite me pare.

Fundja, edhe kjo taksë, e edhe cilado masë tjetër eshte sovrane, dhe konform interesave tona dhe si te tilla ato ndërtojnë rrugët që forcojnë dinjitetin, integritetin dhe respektin ndaj vetevetes.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar