Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 15.07.2020 09:25
Rifat Muriqi

​Albanopolisi I Apokalipsos

Prishtinë | 25/03/2016 13:44

Shkruar nga: Rifat Muriqi

Nëse dikush do pyste sa kushtoj liria në Kosovë askush nuk do dinte të jepte përgjigje, por edhe nese dikush do të pyste çka na solli do lindin pytje të pa numerta si pergjigje

Aq e mjegulluar dhe e pa definuar, aq e koklavitur dhe me shum dyshime u nis dhe po vazhdon tranzicioni i autoritetit nderkombëtarë në Kosovë, sa kur e mendoj se qka po ndodhë disi më kapë panika për një të ardhme të pasigurt jo vetëm per vete jo vetem per popullaten por edhe përë qenësinë e këtijë etnikumi që tjetersohet çdo ditë në një shoqëri amorfe dhe servile, pa definicion te sakt se,. jo vetem çka po ndodhë por drejtimin që po marrim.

Sikur ti emëroja të gjithë pushtetaret që nga viti 1999 e gjerë sot që defiluan para syve tanë dhe po ti renditja sipas leternjoftimit të veprimtarisë së tyre të para dhe gjat luftes, veprimtarisë se tyre të pas luftë,s gradat shkollore si dhe mundësia e kontaminimit të tyre nga sherbimet e llojllojshme të huaja, përkrahja dhe lobingu për ta nga ato sherbime dhe interesa të atyre shteteve, ndarja dhe shpërndarja e interesave kapitale, duke mos përjashtuar edhe ato të shtetit Serb.

Interferimi i shitjes dhe shfrytëzimit të aseteve shterore, krijimi artificial i mvarshmërisë nga importet e po të atyre shteteve dhe grupeve permes të apostrofuarve më lart, që pos pushtetit shfrytëzuan gjithçka, dikush me shum dhe dikush më pak. Duke eksperimentuar me shkollimin dhe edukimin, duke anashkaluar kulturën, artin dhe traditen, me tendencen e tëhuajsimit edhe të identitetit tradicional fetarë, duke importuar kultura dhe sekte të dyshimta, duke pamundësuar që substrati kulturë dhe traditë të zhduket gjerë në berthamen e saj. Duke krijuar parti dhe figura të imponuara, koalicione dhe struktura të urdhëruara, duke e shpërnda homogjenitetin gjerë në atë masë sa që mund të jeshë numer, votues, apo figurë por asesi qytetar dhe Shqipëtarë.

Qytetar, edhe kjo kategori shoqërore pa identitet është shkaperderdhë në kaosin e vetë duke mos ditur as pse jan të shkaperderdhur. Në shtyrjen e stergjatur të definimit të se kalaures u krijuan në heshtje grupet e interesit për mbrojtjen e vetvetes, kurse të merituarit për luftën, për mbajtjen në jetë arsimin, shëndetësinë, për rezistencën, dhe shtresës së veqant por shumë të vogel të idelistave u shuan para se të formoheshin si grupacion jo për merita por si vlerë! Pastaj forma e qeverisjes së pushtetit qendrorë në Prishtin dhe atijë lokal krijoj prap një ndarje më te përgjithësuar por në vete të tëhuajsuar nga shtresa qytetare.

Kryeqyteti , një gjungël urbane pushtetare me tendecë të punësimit të tërë familjes militante dhe grupit t’ interesit, jo aq për nevojën e një vendi të punës sa për krijimit të privilegjes së relaksit familjar, të miqëve, shokëve dhe militantëve, duke krijuar një masë tumoroze, që një ditë , besoj shum shpejt do ta ngulfatë shoqërinë ose do ta shpie shoqërinë në një bunt qytetarë.

Pos kësaj shtrese aristrokate të kryeqytetit, e ngjajshme por më tepër si kastë feudale funksionon si oligarki mafioze mbi shtresës regjionale qytetare pamëshirshëm ngulfatë mirëqenjën qytetare. Dhe në fundë, krejt në fund, shtresa e anashkaluar rurale që kënaqet me rrugë të shtruara dhe internet të integruar, pa asnjë aktivitet kulturorë dhe shoqërorë.

Nuk ka më familjar, nuk ka kojshi. Askush më askend nuk takohet dhe edhe po te takohet ska motiv bisede. Edhe ritualet mortore kan humbë në vlerë, dasmat bëhen në korrik dhe gusht ku mergimtaret vijnë hargjojnë paret dhe qahen se më nuk kanë as për vete e le më të ndihmojnë të afermit , dhe kështu përmbyllet një vit i genjeshtrave në mes veti.

Kjo është shoqeria e jonë kurse ajo që se shohim është krijimi i personalitetit servil te qytetarve, gjendje që se shohim tek vetvetja sepse aq shum ngahet dret të parit që ndoshta është i njëmijti deri tek shefi krysore që edhe aj është i shituri i ndonjë grupi interesi vendorë por mëse shpeshti nderkombtarë  

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar