Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 29.03.2020 04:51
Rifat Muriqi

​Kadal beg se ka hendek

Prishtinë | 28/09/2015 07:49

Shkruar nga: Rifat Muriqi

Lidhur më shqetësimin e Qeverisë për radikalizmit që mund të shpie drejt terrorizmit për çështjen e demarkacionit. Qeveria e Kosovës do duhej të merret me shkakun e jo pasojën sepse kur të ndodh pasoja do të jetë vonë, shumë vonë siç është tani kur është nënshkruar e padëshiruara. Andaj për këtë moment vlen thënia ‘’Kadal beg se ka hendek’’. Aq shumë të padëshiruara kanë ndodhë sa hendeku, frikohem se është aq i madhe sa Qeveria e Isa Mustafës si marionet nuk mund ti kalojë.

Dikur Kur Isa Mustafa ishte strukturë e lartë e shtetit të Jugosllavisë, në Krahinën autonome të Kosovës, aj më të tjerët kishin marrë masa drastike në konviktet e studentëve që mos të përsëriten demonstratat e vitit 1981. Një ndër masat ishte spastrimi i Konvikteve nga njerëzit potencialisht të rrezikshëm por edhe hetimi i tyre për shokët potencialisht të rrezikshëm më aq shumë roje dhe spiun sa pos disave që sot i ka në parlament dhe në qeveri, të tjerët nuk mund të ushqeheshin as në konvikte të studenteve.

Edhe tash si atëherë pas një gabimi të madh të parit të Qeveris së Kosovës me rastin e Demarkacionit ende pa ndodhë duke e dit se vet kanë tradhtuar kanë përgatit një strategji preventive kundër një radikalizmi të mundshëm që do të shpie drejt terrorizmit. Që të mos foli në vetën e parë më të lartcekurin sepse përvoja ime dhe e shumë të tjerëve duke qenë shumë e keqe me te si eksponent kryesor i represionit komunist ndaj liridashëseve nga viti 81 e gjerë kur e hodhën si leckën e përdorur dhe të shlyer serbet nuk mund ti drejtohem si i barabartë sepse po të ishte indiferent ndaj çështjes kombëtare edhe do ti falej por ishte kundër dhe përvoja po tregon se ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron dua ta përfshijë si fenomen që po ndodhë në këto troje.

Qytetaret, ende pa u kthjellë nga tradhtia e nënshkrimit të demarkacionit me Malin e Zi Qeveria e tyre donë të krijoj masa për ndonjë radikalizim të mundshëm duke qenë e vetëdijshëme për tradhtinë që është bërë, sepse edhe ajo e din se shqiptari kurrë të huajën se ka deshtë kurse të vetën aq sa i ka lejuar mundësia e ka mbrojt.

Kush është aj që ka ngrit emergjencën për një radikalizëm potencial qe se përjashtojë mundësinë por që të eskalojë në terrorizëm, është një papërgjegjësi e prononcimit ose është bërë me stilin e politikave te praktikuara nga Isa Mustafa me shokë në kohën e komunizmit.

Qëllimi është i kamufluar, më qellim që të pakënaqurit e pafajshëm të frikohen nga etiketimi paraprak, që sa ma parë të harrohet tradhtia.

Kronologjia e ndodhive tani më është e qartë.

Duke e ditur të gjithë të involvuarit në rastin e demarkacionit se po epin një copë tokë të paracaktuar nga ndërkombëtaret

Duke e ditur se ndërkombëtaret luajtën gurët e kufirit, fill pas lufte, vetëm ata gurë ku duhej të lëvizte kufiri. Ku punëtorë për largimin e atyre gurëve ishte edhe një shqiptarë.

Duke e ditur se banoret e brezit kufitar i dinë saktësisht pikat e kufirit

Duke e ditur se Mali i zi nuk ka asnjë hartë ndryshe pos atyre që ndërkombëtarisht kanë qenë të shënjuara, pa afruar asnjë hartë valide.

Duke e ditur se edhe Murat Meha ka një hartë të tillë sepse ka pas material të mjaftueshëm për punimin e një harte të saktë si autor, që nuk u thirr në te, duke shkelur në etiken e vet shkencore.

Duke u ditur se në demarkacionin e bërë nga palët kinse kanë qen të pa anshëm kanë pranuar që të humbin 8970 hektarë dhe kinse po marrin dy parcela që sipas demarkacionit të vjetër nuk kanë qen në hapësirat e Kosovës siç janë në qafë Hajlë 27 hektarë dhe mbi bjeshkën e Sejnovës 300 hektarë.

Duke e ditur se marrëveshjet e dy shteteve mund të ndryshojë kufirin ekzistues që ndërkombëtarisht të pranohet

Duke e ditur se kjo marrëveshje e nënshkruar para faktorit ndërkombëtarë nuk është aprovuar nga sovrani popull, le të jetë kjo edhe për mes të deleguarve si deputet.

Nuk mund të ketë emër pos tradhti.

Kështu që tradhtisë ti vihet kurora vendoset që të krijohet emergjenca për preventiven kundër ndonjë radikalizmi të mundshëm që mund të eskalojë në terrorizëm.

Shtrohet pyetja ndaj kujt terrorizëm, nëse mendojnë ndaj tradhtarëve , edhe po të ndodhte që se besoj se ndodhë nuk do të ishte terrorizëm por patriotizëm, ose ndaj malazezve qe do kalonin këndej kufirit që qytetaret e Kosovës e din se ku është nuk do të ishte terrorizëm por atdhetarizëm.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar