Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 03.06.2020 01:34
Rifat Muriqi

​Kush po i frikohet fitores së pasuesve të UÇK -së

| 13/04/2014 16:23

Shkruar nga: Rifat Muriqi

Një pyetje sugjestive pas rishikimit të disa veprimeve që mund ta quaj pararojë e infiltrimeve në pazaret e thash e themëve se koha e pasuesve te UÇK -së po i vie fundi me përgatitjen e një tribunali për ata , thënë troç vetëm për ata që mbarten proceset e luftës dhe shtetformimit. Një mjegull e dendur duke mos e dit se kush dhe sa kohë do te shoshiten në atë tribunal që unë do ta quaja fantom, pas aq shumë gjyqeve dhe tribunaleve për ushtaret e lirisë.

E quaj Fantom

Sepse gjyqësia e Kforit pastaj e Hages dhe krejt në fund e Eulxit, një yvertyrë ndjekjeje dhe përndjekjeve të patrioteve qe ishte e destinuar me te vetmin qellim te presionit politik dhe shantazhues qe struktura patriotike , edhe atëherë kur Thaqi ishte në pushtet, por edhe nëse prapë do të jetë, të mos merr timonin e shtetit , kinse në të mirë të krijimit të një shteti qytetarë dhe multietnik, që në opinionin ndërkombëtare deshën ta plasojnë.

Thënia e urtë se të gjitha drutë shkurtohen ne cung dhe për Shëngjergj copëtohet edhe cungu . druaj se po realizohet. Drurët dhe cungu që e ngrohen këtë popull të mërdhirë me shekuj .

Çka është edhe ma tragjike, kërkesa që aprovimi për tribunal duhet të ndodhë në këtë legjislacion, që edhe nëse vie në pushtet ndonjë klikë tjetër hipotetike, hipoteka e marrjes se këtij hapi mos të rëndojë mbi ata qe s’do ta kishin guximin ta aprovonin.

Po ndodhë dhe fatkeqësisht njëkohësisht në opinion po krijohet një klimë për krijimin e skenarit për komplotin se këta po shkojnë, nëse jo në burg , do të përballen me seanca të stërzgjatura gjyqësore, andaj as që duhet të votohen.

Duke qen e vetëdijshme edhe politika evropiane në pafuqinë dhe pamundësin në kohë dhe vendshtrirje për ndonjë krim të mundshëm nga strukturat e organizuara te UCK-së

Brenda për brenda në territorin e zhvillimit të luftimeve por edhe aq më pak në Shqipëri ku infiltrimi i shërbimeve të huaj ishte aq i madh sa mundësia e humbjes së gjilpërës ishte e pamundshme, u krijua opinion i rrejshëm i një aventurieri siq është Dick Marti për domosdoshmërinë e krijimit të një tribunali, dhe atë mu në kohen e zgjedhjeve , dhe jo rastësisht me kinse motivin e krijimit të një pushteti qytetar përmes personave të rritur dhe të edukuar përmes Organizatave jo qeveritare të përkrahura nga ndërkombëtaret, ku edhe i marri e din se kush mund të fshehët pas atyre OJQ-ve.

Këtu desha ta vendosi një pikë që të mos aludoj në ndonjë komplot nderkombëtare, por ende duke besuar se jo rastësisht u përgatiten , u trajnuan dhe u provuan të plasohen në opinion disa figura që rrugëtimi i shtetësisë së Kosovës të ndodhë vetëm në formën e dizajnuar nga dikush që e ka forcën pushtetit dhe autoritetit evropian. Duke hapur këtë dilemë , do të ishte perfekt ndihma që na afrohet për krijimin e një pushteti të tillë sikur populli në këtë shtet të kishte kombësinë që është tentuar të promovohet si Kosovarë por e pa miratur nga qytetaret. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht njëkohësisht nuk është dhe nuk mund të jetë ashtu.

Këtu është çelësi i fatit tragjik i krijimit të Tribunalit, frika për bashkimin shqiptare që në laboratoret Evropian e shqyrtojnë si të mundshëm në kohën ku krahu politik që e përkrahu çlirimin e Kosovës me luftë veç erdh në pushtet ( edhe pse me emrin e Edi Rames si i moderuare dihet se baballarët rrinë nën hije), dhe krahu i luftës këndej kufirit, besoj se krijoj agjendën e lartcekur, që shqiptaret në të dy anët e kufirit edhe një kohë të merren me vetveten.

Unë besojë se bashkimi kombëtare do të ndodhë

Unë besoj se kemi miq ndërkombëtarë që në kohën e duhur do të na përkrahin.

Unë besoj se UCK do të qëndroj ne pediestalin e merituar edhe pse si kariatidë e dënuar.

Unë besoj se ne kuvendin e ardhshëm, duke pare konstalacionin e forcave politike dhe shtrirjen e njerëzve në ato forca, vendosmëria për bashkim të shpejt kombëtar do ta ketë shumicën absolute karshi asaj të shtetësisë Kosovare apo siç e quajnë ata Dardani

Krejt në fund ja pse po dyshoj se politika evropiane po i frikohet fitores se

PDK-së sepse me kuvend të tillë dhe qeveri të tillë fillimi i bashkimit do të ndodhe në këtë mandat zgjedhore.

Kurse për mediokret qe i gëzohen krijimit të tribunalit dhe humbjes se PDK-së ka një fjalë të urtë “ Zot fali, aq edhe din’’

Kurse me që “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut” disa kundërshtar në Evropë e dinë se ne në këtë shekull Zotin edhe mikun e kemi të fort që të kemi shtëpi për të ata   

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar