E tere jeta politike në Kosovë këto javë ishte patetike dhe aq artificiale sa po të shikoheshin si seri televizive do ishte e vetmja terapi qe njeriu të mos shikoj seri kurrë më.
- U vra një Zyrtarë shtetërorë si roje pylli. Dhe jo vetëm shteti por edhe populli disi me patetizem u pajtu me vrasjen dhe nuk e analizoj por e pranoj përfoljen ta trajtoj si dëshmitarë të mbrojtur . as ma pak dhe as ma shumë pos siç themi ne ‘’ Shkoj si qeni në rrush!’’
- U fol se Nga burgu ku ‘’vetëvdiq’’ Astriti ka dalje ilegale qe shpie në polici. Pastaj u demnatu nga zyrtaret se s’ka . Ka e s’ka , s’ka e ka, pa u sqaru asgjë. Por heshtën të gjithë ata qe i kanë provu torturat në ato burgje dhe e din se nga burgu ka më se paku një dalje për në polici dhe një dalje deri në prokurori qe dikur ishte e lidhur me gjyqësi! Por me qe të gjithë ata qe e din dhe heshtën tek tani po e kuptojnë se moti kanë shkua si ‘’qeni në rrush’’
- U burgos një grua që ia pau sherrin vrasjes se një gjeneralit Iranian dhe u fol aq shumë për te, kurse rrëzimi i një aeroplani i Ukraines mbi Teheran u quajt Kolateral ku njëqind e sa të pafajshëm shkuan, si qeni në rrush. Si qeni në rrush shkoi edhe gjenerali. Si qeni në rrush shkoi edhe ajo përkrahësja qe s’u fol me për te.
- U fol për gjykimin e ‘’ Grupit terrorist’’ ku Udheheqesi i grupit kishte bërë krimin më makaber duke ja skuqur me plumb vetëm lëkurën një insani .
Edhe ky shkoj si qeni në rrush, me trajtim psikiatrik të detyrueshëm për dhjet vjet. Ndoshta edhe është i çmendur sepse rrallë kam par atdhetare krejt në rregull. Hajt hajt por të shkojnë si qeni në rrush alamet doktorra të shkences dhe njerëz te mençur që kanë ditur edhe serbisë ti bëjnë ballë duke i besuar një të ‘’çmenduri’’ këtë as gomari i Mullabazve të Rahovecit nuk e han.
- Dhe sikur të ishin në perëndimin e egër edhe Glauku me Vetëvendosjen do linçoheshin duke u var nëpër degët e drunjtëve si dikur majmunet dhe do shkonin edhe këta si qeni në rrush:
- Si qeni në rrush shkuan edhe disa anëtar të kryesisë se Pdk duke u reformuar me kafexhi dhe Pajtonxhi !
- Gati është me shku si qeni në rrush edhe Albini sepse nuk i besoj thënies se popullit që thot ‘’ Mos merr rrugë me mushkën qe nuk ia din huajin. E ky që ta bëjë edhe ma keq punën papuçeve u vuri mamuze. A shpëton Mushka se di po Albini kurrsesi!
- Dhe krejt në fund erdh Përfaqësuesi i Trampit dhe u tha pozitës se veç kishte ardhur me i pa se me u perzi tha në politik mos o zot, ku me e dit se ndoshta është tutë se edhe ky do shkoj si…… Po me qen unë budalla e me e qu fjalën deri në fund , jo unë kurrë, se spo du me humb si Kadrija qe e solli Prokurorin e trampit e me shku vet si qeni në rrush e me humbë.
- Me qe ky papagalli i LDK e tha se me qen se pyetet ai do e hiqte taksen ende pa mbërri emisari në Beograd po se kishte pyet Isen Ahmaku qe para ca ditësh tha “Jetën e japim e taksen se japim”, besoj se edhe ky do shkoi shpejt si qeni në rrush! Për deklaratën në rrush!
- Po çuditem pse nuk bisedoj fare me opozitën e dalur nga ‘’ Lufta’’. Se edhe ‘’Pacolli ka dal prej Lufte’’. Me siguri e din se janë të zënë do me Hagen e do duke i ‘’vnu Sanat’’ dhe e din qe dikush edhe atje ka me përfundu si qeni në rrush por jo ata qe i ‘’nunë sanat’’ por me siguri ata qe e kanë marr vetëm kashtën!
Dhe sot tek e pija një kafe në Pejë për qejf një shok i vjetër si për hajgare me tha ‘’ Ej ruaje vetën djalo e mos shkruaj gjithçka, se mos po shkon si qeni në rrush!
- Ku me e dit, as une nuk jam imun, veç ma merr mendja se ‘’ Sot në Kosovë ma se miri është me qenë QEN, ata veç po i tredhin asnjë s’po e vrasin”