Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 29.03.2020 04:14
Rifat Muriqi

​Si je më ndërgjegjen Murat Meha

Prishtinë | 04/09/2015 09:06

Shkruar nga: Rifat Muriqi

​Në Bjeshkët e Nemuna njeriu takohet me aq toponime përmbajtjesore sa njeriu ka ndjenjënse shqiptaret që ta ruajnë qenien e vetë kanë fshehë krejt thesarin e shpirtit në atë vend.

Duke ikërpër Rozhajë sapo kalova urën e fundit nën të cilën ujët e shirave dhe boresderdhen mbi Jabllanicë të Madhe, fill përmbi , në anën e djathtë është një breg i bukur që quhet Hamshurë. Me siguri i quajtur ashtu për shkak të Hamshorëve të egër që u prinin Kopesë së kuajve. Mu për mes këtij bregu ky Murat Meha ka vendosë vijën kufitare, tamam pesë kilometra larg Kulle.Mendja më shkojë që këtij bregu si kujtim turpi ta ndërrojmë toponimin e Hamshurit me emrin e Murat Mehës sepse tamam si Hamshor erdhe ne tokën e huaj të vendosë kufi.

E lash bregun e Murat Mehës duke u ngjit përpjetë. Njeriu Lodhet duke ecë deri atje në breg. Aty ku në të dy anët rrëzohen gurët, mu në mes ku varret e vjetra pushojnë e ka emrin Kullë por gjurmët e kullës askund.

Ia kujtojë atij Muratitnëse ka harru çka është kulla dhe çka simbolizon.

Ulem dhe pushojë, syri më shkon në të djathtë përmbi T’banet e Bajraktarve ku fillojnë ato të Kastratve dhe më lart ato të Strellcit . Të gjithë banoret e din tokën e vet, pëllëmbë për pëllëmbë dhe askush nuk ndërton diku tjetër t’banë, vetëm aty ku e kanë pas të parët brez pas brezi, me qindra vjetë.Krejt këto nën kufi ku një rrugë guri i ndanë me kufirin e mëparshëm me Malin e Zi. Edhe ky i vendosur dhunshëm.

Para se të tregoj ngjarjen e vendosur të Antenës se lart nga Mali i zi aty, po i përmendi disa toponime qëndajnë prapë këtë kufi. Kulla, varret e Bajraktarve, Kroni i Hajnit, Kroni i Morrave,Gurrate Bardha, ku krejt afër i kanë Varret e Strellcit, pastaj vjen shkalla,Maja e Zezë, Livadhi i Ali Vuklit mbi Gurrat e Ozrimit dhe krejt mbi Sejnovë, Kodra e Fshisë. Këto janë vetëm toponime te brezit të ngushtë të kufirit.

E ktheva shikimin O Murat Mehaedhe një herë në Kullë, për një ngjarjetë pas vitit 1974. Kur Mali i zi kishte vendosur të ndërtonte Antenëne lartë që ne e quajmë‘’Te Tupanat’’, kishte vendosur ta ndërtonte mbi Majën e Kastratëve, por autoritetet e Pejës nuk e lejuan bilee larguan dhjetë metra nga guri i kufirit që as streha mos ti bie këndej. Dëshmi se aty kishte kufi, jo pse deshëm unë dhe ti por kishte një ndarje strikte të kufirit. Aty e ke Antenen, mund të dalësh nën te në fotografi për kujtim çka bëre.

Dëshmia tjetër. Të gjithë banoret këndej bregut kanë dokumente që iu përgjigjeshin autoritetit të Kosovës së atëhershme.

Vendosa të kthehempër inat që të mos bie në Rozhajën e bukur që ma shumë investojnë turqit për mentalitetin Musliman se sa ne për kujtesën e tyre të vonshme si shqiptarë, por nuk munda, beso Murat Meha nuk munda pa u ulë pak më poshtë, andej kufirit të atëhershëm. Por aty e shkela më këmbë. Atje ku Heroi Xhemajl Fetahu rriti shtatinnë të banishten e Fetahajve. Pra vetëm pesëdhjetë metra ma poshtë, në drejtim të Rozhajës Fetahajt paguanin tatimin për ato hapësira në Komunën e Rozhajës.

Ky është kufiri i kujtesës sime, i banorëve që u linden dhe u rriten aty, i të gjitha demarkacioneve të më hershme, i të gjitha atllasevetë atëhershme që sot mund ti gjesh nëpër krejt botën. Edhe në atllaset ushtarake të ish Jugosllavisë dhe të Shqipërisë. Kurse unë besojë, jam i bindur se asnjë dokument nuk ka ofruar Mali i zi. Por ti ke punuar me ndonjë diktat të ndërkombëtarëve që unë prapë e quaj tradhti.

Duke ra për në Radacë kur kalova pran Bregut të Murat Mehës, nga dhembja për mbiemrin e tij e ndryshova në Murat Pasha.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar