Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 26.05.2020 02:05
Xhevat Bislimi

​Të jetosh si Shqiptar e të varrosesh si Arab

Prishtinë | 25/01/2020 09:25

Shkruar nga: Xhevat Bislimi

Ky eshte paradoksi, kjo eshte fatkeqesia e nje pjese te madhe te shqiptareve qe linden nga prinder shqiptare, rriten, edukohen e jetojne shqiptarisht, kurse, kur te vdesin, varrosen arabisht, greqisht, etj.!

Duket e pabesueshme, por e verteta eshte kjo... Para tri dite vdiq veprimtari dhe veterani i çeshtjes shqiptare, i burgosuri politik, njeriu dhe shqiptari i mire, Sabit Rexhepi... Ka me shume se tridhjete vite qe jam njohur me te. E kane njohur, kush me shume e kush me pak, edhe qindra shoke tjere. 

Nuk besoj qe dikush nga keta shoke e bashkeveprimtare, veç nese do te genjej, mund te thote qe shqiptari Sabit Rexhepi do te donte te varrosej arabisht... Pse nuk respektohet nga familja, nga bashkeveprimtaret, nga farefisi e nga kleri identiteti dhe dinjiteti kombetar e gjuhesor i te vdekurit dhe i te gjalleve qe marrin pjese ne varrimin e bashkekombesit te tyre?! Me ç'te drejte fyhet e perbuzet deri ne kete shkalle percaktimi, ndjenja, bindja, veprimtaria dhe angazhimi jetesor i shokeve tane atdhetare e luftetare te pathyeshem per gjuhe, flamur, kulture, liri, dinjitet e identitet shqiptar?! 

Respekt per gjuhen, kulturen, traditen e veshjen arabe, gjermane, greke, amerikane, etj., por shqiptari ka gjuhen, kulturen, traditen, veshjen dhe identitetin e tij autokton kombetar! Te qenit shqiptar ishte dhe eshte vullnet i Perendise-Zotit, siç ishte dhe eshte vullnet i Tij edhe te qenit arab, gjerman, etj.. 

Prandaj, te mohosh gjuhen shqipe ne lutje, ne jete e ne vdekje ke mohuar vullnetin e Zotit. Nuk ka mekat me te madh, edhe ne kuptimin fetar, se sa shqiptari ose shqiptaret ta varrosin shqiptarin ne gjuhe te huaj, te luten e te predikojne ne gjuhe te huaj... Kthjelluni vellezer shqiptare e mos mekatoni duke dalur kunder vullnetit dhe deshires se Krijuesit! Kleri shqiptar per asnje çmim nuk duhet ta mohoje dhe perbuze gjuhen e Zotit, gjuhen shqipe! 

Nje pjese e klerit shqiptar eshte rekrutuar, siç eshte rekrutuar edhe nje pjese e politikaneve dhe e inteligjencies, dhe po bejne punen e qoftelargut, duke i vene kazmen gjuhes dhe identitetit kombetar! Keta mekatare e mercenare, qe vishen me petkun e fetarit, te politikanit, "atdhetarit", intelektualit..., nuk duhet te gezojne respektin e popullit shqiptar. Keta duhet te tregohen me gisht dhe te perbuzen nga shqiptaret. Ata qe mohojne dhe nuk nderojne me perulje gjuhen e ëmbël shqipe duhet te shihen e tregohen me perbuzje nga te rinj e te vjeter... 

Bashkesite fetare shqiptare duhet urgjentisht te ulen ne nje Kuvend te Madh dhe te pajtohen qe gjuhe e xhamise dhe e kishes, gjuhe e lutjes dhe e predikimit e gjuhe e Zotit per besimtaret shqiptare te jete VETËM gjuha shqipe! 

GJUHA NË RREZIK KOMBI THËRRET!

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar