Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 01.04.2020 04:06
Zejnullah Jakupi

​​Konflikti vetë-shkatërrues dhe zgjidhja e nyjës

Prishtinë | 10/03/2016 10:21

Shkruar nga: Zejnullah Jakupi

Eskalimi i konflikteve dhe mosmarrëveshjeve politike në Kosovë dhe paralizimi i jetës parlamentare erdhi si parasë gjithash si rezultat i marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për “Zajednicën”. Kjo dhe çështje tjera me “interes nacional” lidhen ngushtë pra, me çështje që kanë të bëjnë, me sloganin, “to be or not to be”. Konflikti nënkupton edhe luftën për pushtet dhe përpjekja për të dominuar me diskurse e vërteton më së miri këtë tezë debati që pos zhvillohet mes ish- komandantëve të UÇK-së.

Shkencëtarët e njohur Fairclough dhe van Dijk kanë trajtuar denjësisht efektet ideologjike të diskurseve, pra me këtë mund të shpjegohet edhe diskursi ynë i pas luftës mbi luftën dhe të bëmat e heronjve pjesëmarrës në të. Si Fairclough vëren: Një nga efektet shkakësore i mesazheve, paraqitjeve televizive etj) ka qenë dhe mbetet diskursi kritik ose analiza e efekte ideologjike. . . ideologjitë sipas tij janë përfaqësitë e aspekteve të botës të cilat mund të tregohet për të kontribuar në krijimin, ruajtjen dhe ndryshimin social të marrëdhënieve të pushtetit, dominimit dhe eksploatimit.”) Ndërsa Van Dijk vë në dukje se funksioni kryesor i ideologjive është që të promovojë dhe të koordinojë interesat e një grupi për të dominuar grupet brenda llojit ose grupet e caktuara të shoqërisë.

Gjithashtu këta shfrytëzojnë këtë ideologjinë [e tyre] si bazë për rezistencë, pra për të treguar se cili është dominues dhe arrin në përfundimin se shumë ideologji zhvillohen pikërisht për të mbështetur, legjitimuar ose për të menaxhuar konfliktet brenda grupeve, ose njërës kundër- tjetrës lidhur ngushtë me marrëdhëniet e pushtetit dhe dominimit.”. Ky diskurs na tregon se cila është forca reale e tyre të cilin e ndërtojnë realitetin dhe na plasojnë si '' të vërtetë '' dhe na tregojnë për këtë ose atë arsye duhet besuar ose na tregojnë se cila ngjarje ose cila parti ose cili grup mund ose nuk duhet të qeverisë... Ata pra, përcaktojnë se si duhet të perceptohet bota,politika, qeverisja, gjithnjë nisur nga këndi i tyre.

Konflikti i elitave politike në Kosovë bëhet pra për sigurimin e resorseve, të mirave materiale, pozitave në institucione etj e që shoqërohet me polarizim ose gjeneralisim të problemeve të shumta që e kanë kapluar këtë shoqëri e mbërthyer nën ethet e luftës për pushtet. Pyetja se pse ky konflikt ka vajtur aq thellë, ka të bëjë me probleme të komunikimit mes nesh, pra spektrit politik mes veti, dhe kokëfortësinë tonë tradicionale por, që parimisht ky nuk është vetëm ves shqiptar.

Këtë eskalim të konfliktit më së miri e përshkruan me modelin e tij F. Glasl,në disa shtresa, duke filluar nga ngërçi e deri tek “fundosja” së bashku në humnerë, deri në vetë-shkatërrim.

Niveli i parë i fenomenit të paraqitjes së krizës, siç është pra në rastin kosovar, ishte ngërçi ose faza Win-Win: Në këtë stad të konfliktit ballafaqohen qëndrimet e palëve ose ndeshen njëra me tjetrën. Partitë e luftojnë njëra- tjetrën, edhe pse akoma situata nuk kualifikohet si konflikt. Në fazën e dytë fillon debati dhe polemika në parlament, në media, fillon bluarja e mendimeve bardh e zi (PDK LDK fillon me e bind partitë opozitare se “Zajednica” është OK!) Ndërsa shtypja vetëm sa fillon e rritet, me këtë rritet edhe mosbesimi dhe thellohen kundërshtitë në mendime, duke vijuar me keqkuptime, zhgënjime. Me këtë rast fillon të pakohet komunikimi i mirëfilltë ose ky bie në gjumë të thellë. Në stadin e katërt, vije në pyetje imazhi, koalicionet, thashethemet, kush me kë? Konflikti fillon të ashpërsohet. Dy palët fillojnë të kërkojnë përkrahës dhe sjellja politike do të karakterizohet nga një “bashkëbisedim” i shoqëruar me stereotipe, klishe etj.

Në nivelin e pestë, vjen në pyetje humbja e fytyrës. Parësore është këtu që secila anë kërkon të shkatërrojë, të përmbys identitetin e palës tjetër, e me këtë merr fund vetëbesimi tek ana tjetër. Me këtë fillojnë atakimet publike dhe jo publike për të demaskuar kundërshtarin duke akuzuar për tradhti dhe për linçim pra dhe kështu kalohet në nivelin e gjashtë me strategjinë e kërcënimeve dhe shantazheve për të kontrolluar situatën, duke dhënë ultimatume kundrejt palës kundërshtare.

Niveli i shtatë, Lose-Lose ose siç quhet ndryshe “goditjet e kufizuara shkatërruese”. Në këtë stad fillohet duke goditur kundërshtarin, për ta dëmtuar dhe me këtë rast kundërshtari, nuk vlerësohet më si njeri. Me këtë përmbysen vlerat humane ose kthen me kokë poshtë duke kaluar në stadin e tët ku vije deri tek një shkapërderdhje e kundërshtarit (alivanosja e sistemit kundërshtar) dhe nëntë, të gjithë bashkë “marshojnë” drejt greminës e në vetë-shkatërrim (shih situatën pas vënies së gazit lotsjellës dhe përleshjeve të demonstruesve me policinë ku një pjesë e madhe janë përkrahës së opozitës). Ne këtë rast policia kualifikohet me pozitën dhe qeverinë. Nga këto fërkime me dhunë sikur nuk ka kthim mbrapa. Me këtë rast vije tek një konfrontim total e që për fat të mirë nuk vije, dhe nuk dëshiron askush që të vije, sikur PDK dhe LDK me simpatizantët e vet të marshojnë rrugëve kundër atyre të opozitës ku do të vinte dhe tek lufta qytetare. Shkatërrimi ose vetë-shkatërrimi është çmimi që dy palët do të paguanin me këtë rast...

Si të dilet nga kjo situatë? E para duhet të vije ndërmjetësimi nga Bashkësia Ndërkombëtare ose dikur kishim pleqtë e odave “pajtimtarët e gjaqeve” cilët do të përcillnin procesin e pajtimit dhe me këtë do të fillonte faza e terapisë për dyja palët, dhe sqarimi me gjyq, që në rastin e Kosovës (është bërë intervenimi pa gjyq, vetëm ndaj opozitës duke i arrestuar dhe duke i mbajtur në burg shtëpiak).

Zgjidhja e konfliktit në këtë fazë pajtimi do të thotë kur të dy palët ndahen nga e keqja, opozita të lërë gazin lotsjellës, protestat e dhunshme dhe fillohet me fakte dhe argumentime, me dialog. VV duhet njëherë e mirë të përshëndet nga aktet e dhunës, t´i tregoj opinionit se janë partner më i mirë për SHBA-në dhe BE-në se sa pozita, të punoj drejtë për ta përmirësuar jetën dhe rritur standardin jetësor në vend i cili do të ishte argumenti më i fortë për qeverisje efektive në të ardhmen për dyja palët.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar