Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 06.06.2020 11:55
Zejnullah Jakupi

​"Kundërshatërt" e moçëm me diskurs të njëjt!

Prishtinë | 19/09/2017 12:04

Shkruar nga: Zejnullah Jakupi

Sërish plasi sherri mes dy "kundërshtarëve" të moçëm Behxhet Pacollit dhe gazetarit të "Koha Ditore" dhe asaj zviceriane "Tages Anzeiger" Enver Robelli. Shkas u bë transmetimi i një interviste e Behxhet Pacollit, tani ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Bexhet Pacolli ka reaguar në FB kundër, sic thotë, shpifjeve të Enver Robellit mbase sipas tij intervista e tij është shtrembëruar nga E. Robelli. Këtë intervistë ministri i Punëve të Jashtme Pacolli e kishte dhënë më 17.09.2017 për televizionin Zviceran SRF. Për korrektësi dhe informatë të drejtë, Behxhet Pacolli ka postuar linkun e intervistës origjinale, në gjuhen gjermane.

„E preferoj seicilin ta lexon drejtë. Kjo intervistë e shtrëmbuar është paraqitur së pari në Facebook të Enver Robellit e pastaj edhe në portalin ku ai shkruan. Për informatë, Robelli është denuar një herë nga gjykata Zvicerane për shpifje ndaj meje.“

Ndërsa Enver Robelli e ka quajtur këtë reagim të zotit Pacolli si „Mjegulla e Pacollit“

Enver Robelli ka shkruar se shefi i ndërmarrjes «Mabetex» (dhe ministër i Jashtëm i Kosovës) i ka dhënë një intervistë radios publike zvicerane. Aty thotë (në origjinal): Kosova, sipas tij, i pret qe dy vjet aktakuzat (e Gjykatës Speciale). «Është mirë nëse ka aktakuza kundër atyre që vërtet kanë kryer krime të luftës - dhe ka shqiptarë që e kanë ngarkuar veten me faj. Ata duhet të dënohen». Enver Robellit e quan këtë reagim të ministrit Behxhet Pacolli pa vend.

„[N]uk po ka guxim ta demantojë deklaratën e tij aty ku e ka dhënë, pra te radioja zvicerane, por përpiqet të dezinformojë opinionin kosovar“(R.Robelli).

Sipas tij intervista e Pacollit nuk është shtrembëruar nga asnjë medium në Kosovë. Përkthimi është i saktë dhe shton; „Problemi i Pacollit është tjetërkund: sa herë që flet për një medium të huaj, rrëshqet në batak. Për këtë mos ta kërkojnë fajin te mediat. Ato s'do të arrijë t'i frikësojë kurrë, mua aq më pak. Britmat e tij nuk kanë asnjë efekt, i dedikohen pazarit politik të Prishtinës“, ka shkruar z. Robelli.

Gazetaria tendencioze dhe ajo e konfliktit

Nga këto reagime shihet se kemi të bëjmë me një gazetari tendencioze edhe pse në shikim të parë duket se po flasin faktet. E para, Enver Robelli është gazetar me përvojë dhe një zë kritik, jo vetëm në „Koha Ditore“ por edhe në gazetën zviceriane „Tages Anzeiger“ dhe në magazinën Dialogplus.ch. Kjo arritje e tij është për tu përshëndetur që kombi shqiptar ka penda të tilla, gazetar të cilët punojnë në shtypin e huaj. Gazetarët e tillë janë ambasadorët më të mirë të kombit dhe shtetit të tyre. Do preferoja si njohës i fushes së medieve dhe ti ftoja dy personazhet, sa më lartë, për një bashkëveprim dhe jo ndarje dhe thellim të konfliktit mes tyre, sepse bashkimi i forcave është gjithmonë i mirë dhe u shërben njerëzve për të mirë. Bashkimi e bënë fuqinë!

Nëse e lexojmë shkrimin e Enver Robellit në mënyrë kritike del që shkrimi i tij rreth Behxhet Pacollit në Dialogplus.ch ishte në disa rrjeshta tendencioz. Çfarë shkruan Enver Robelli ose ku i shtrembëron faktet;

„Në fund të viteve ´90 drejtësia zvicerane e ka ndejkur Pacollin nën dyshimin se është pastrues i parave të pista, se ka korruptuar zyrtarë të Kremlinit dhe ka „menaxhuar“ kartelat bankare të vajzave të presidentit të atëhershëm rus Boris Jelcin. Autoritet zvicerane patën kërkuar ndihmë juridike nga drejtësia ruse në „çështjen Pacolli“, por pa sukses. Andaj në kuptimin ligjor Pacolli ka mbetur i pa dënuar. Por politika zvicerane e ka mbajtur përherë në distancë këtë biznesmen kontravers.”(E. Robelli, në Dialogplus.ch të dates 17.09.2017).

Këto paszhe të shkëputura nga shkrimi i Enver Robelli të cilat i inkorperon në shkrimin e tij duke e ndërthurur gjoja se edhe televizioni Zviceran SRF e shkruan të njëjtën gjë gjë që nuk është e vërtet.

Pra ky rresht të cilin e cituam nuk figuron në televizionin zvicerian SRF. Ky pasazh i z. Robelli mund të cilësohet si gazetari tendencioze, mbase e nxjerrë Behxhet Pacollin si zhvatës, biznismen kontravers, qe as gjykatat Zvicerian nuk kanë mundur, ti bëjnë gjë edhe pse kanë kërkuar ndihmën e drejtesisë ruse!!!

 

Një keshillë për gazetarët, mos bëni seleksionim t ëqëllimshëm të raportimit!

Si gjithnjë raportimi gazetaresk duhet të jet profesional, e kjo do të thotë çdo ngjarje duhet të raportohet ashtu pa e “ngjyrosur” duke përjashtuar ndërhyrjet subjektive të reporterit. Ndarja e lajmit nga komenti, ka për qëllim që të informoj qytetarët të cilët, përmes informimit të plotë dhe neutral, mund të formojnë mendimin e lirë mbi çështje të caktuara.

Kjo duket të jetë shumë e vërtet e shtrembëruar. Mbase në Zvicër ose fiton ose humb gjyqin. Nëse fiton, nuk mundesh pastaj ta përshkruash fituesin në këtë mënyrë. Përderi sa SRF nuk i ka përmendur me asnjë rresht këto "fakte" që i shkruani z. Robelli kuptohet që shkrimi është i anueshëm, pra nuk tregohen nga ana e gazetarit se kur ka patur gjyqe kundër tij; ta kishit përmendur ndonjë, por ai zgjedh mënyrën e selektimit implicit.

Kasper v. Stieler qysh në vitin 1695 shkruante në lidhje me cilësitë e gazetës që duhet ti ketë gazeta, ndër të tjerash theksoi që artikullshkruesi, ti mënjanoj të gjitha resontimentet dhe refleksionet e mundshme politike. Gazeta sipas tij duhet të raportoi për tregtinë e re në bote, pa thënë se çfarë mendimi ka ai mbi këtë, d. m. th. pa paragjykime se a do të ishte kjo e drejt apo jo?

Enver Robelli dëshiron t´i sugjeroj lexuesit një drejtim të caktuar para se ai të hyj leximit të përmbajtjes së teksit që e botoi televizioni zviceran, me qëllim për t´i dhënë atij kështu një vështrim kritik vetëm nga një anë që nuk ishte theksuar në SRF.

Edhe autori gjerman Klaus Schönbach thotë se ngjarjet doemos duhet të pasqyrohen pa vlerësuar dhe pa u paragjykuar. Norma e ndarjes të lajmit nga komenti sipas teorisë së tij duhet t´ua bëjë të njohur gazetarëve që të mos i ndryshojnë informacionet qëllimisht apo të t´i sjellin ata para aktit të kryer. Kjo nuk do të thotë se mund të ndodh ky „shtrembërim“ vetëm duke komentuar apo duke vlerësuar lajmin. Sipas Schönbach-ut ka edhe një metodë suptile, për ti përzier lajmet me komente e kjo bëhet kur disa ngjarje apo argumente fakte nuk përfillen, ndërsa disa të tjera merren si më të rëndësishme, ose thënë ndryshe; deri sa ne njërën anë bëhet grumbullimi i thënieve të veçanta, në anën tjetër pason heshtja e argumenteve të tjera, pra vjen në pyetje seleksionim i qëllimshëm i raportimit.

Gazetaria e ndërmjetësimit 

Pra dyja palët duhet të përdorin argumente që implikojnë edhe anën tjetër. Ndërsa me sa shihet nga „konflikti Robelli-Pacolli“, dyja palët përdorin argumentet e tyre kundër njeri-tjetrit duke cituar ose shfrytëzuar burime të oponentëve të tyre. Në gazetari duhet gjithmonë të jepen dy ose tri anët e medaljes. Pra ky është modeli i gazetarie e ndërmjetësimit dhe i gazetarisë sensitive dhe jo ai i gazetarisë së konfliktit dhe propagandës.

Shkenca e gazetarisë njeh edhe ndikimin redaksional mbi shkrimet dhe produket mediale dhe se ky ndikim është permanent. Pra lejohet që gazetari të mbajë anë e redaksisë se ku punon. Kur jemi te "Koha Ditore", duhet thënë se kjo gazetë është sitë thuhet, një akademi për gazetarinë e Kosovës, (kam botuar edhe vetë disa herë, ose rrallë herë sepse shkrimi duhet të jetë shumë profesional për tu botuar në "Koha Ditore"). Por ana tjetër e medaljes, është se edhe "Koha Ditore" sjellë aty këtu agjenda dhe shkrime „të porositura“ kundër personave publik dhe rrymave te ndryshme. Ndoshta edhe duhet të ketë, siç thash mbase edhe mediumi duhet dhe e ka një linjë të tijën redaksionale. Kritika, në përgjithësi, i shërben dhe duhet ti shërbejë në shumtën e rasteve zhvillimit të demokracisë dhe tejkalimin e fenomeneve negative në shoqëri. Pra askush nuk duhet të jetë i pa prekshëm nga media dhe kritika. Ndër funksionet më primare të gazetarisë është pikërisht, informimi, kritika dhe kontrolli ndër tjerash.

Autori është magjistër i gazetarisë mbrojtur në Universitetin e Lirë të Berlinit (FU- Berlin).

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar