Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 01.04.2020 03:05
Zejnullah Jakupi

​​LDK-ja dhe konflikti vetë-shkatërrues

Prishtinë | 22/05/2016 19:12

Shkruar nga: Zejnullah Jakupi

Eskalimi i konflikteve dhe mosmarrëveshjeve politike mes Isa prijëseve të LDK-së të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa dhe paralelizmi i një pjese të LDK-së në Diasporë dhe dy degëve të saja në Gjermani dhe Zvicër e cila është anashkaluar nga qendra dhe disi po mundohet të bëjë politikë jashtë- parlamentare erdhi si parasë gjithash si rezultat i mosmarrëveshjes mes Donika Gërvallës dhe Isa Mustafës dhe mbase në vazhdimësi Degët e LDK-së në Diasporë (Gjermani dhe Zvicër) ishin kundër bërjes së koalicionit me PDK-në.

 Zatën të tilla mosmarrëveshje kanë ekzistuar nga koha e thyerjes së madhe dhe “betejës së karrigeve”. Ky konflikt tani i vazhdueshëm mes Donikës dhe Isa Mustafës lidhet direkt me çështje me “interes nacional” lidhen ngushtë pra, me çështje që kanë të bëjnë, me sloganin “to be or not to be”. Konflikti nënkupton edhe luftën për pushtet të pjesës së anashkaluar, asaj që mendon ndryshe nga këta që po i prijnë LDK-së dhe asaj që nuk pajtohet me këtë lloj qeverisje. Në këtë konflikt shihet qartë përpjekja për të dominuar me diskurse e vërteton më së miri këtë tezë debati që pos zhvillohet rreth Donikës dhe tërheqjes zvarrë të saj në sy të opinionit. Athua a është kjo LDK- ja e ish-presidentit historik DR. Ibrahim Rugova? Më së paku! A është kjo kultura politike e një partie të pjekur demokratike dhe pluraliste? Më së paku!

Përjashtimi i spektrit me mendim ndryshe nga LDK tregon luftën pa kompromis të ideve, "luftën e bandave" përpjekjen që të ndikojnë tek masat(elektorati) për vëmendje. Si mund të shpjegohet edhe diskursi ynë i Klubit të LDK-së pas vdekjes së Ibrahim Rugovës?

Kjo luftë diskursesh ka të bëjë me të bëmat e heronjve pjesëmarrës që nga themeli mi i kësaj Lëvizje që dikur u kthye në parti politike. Dr. Ibrahim Rugova i dha botës shqiptare një ideologji të re, duruese, lokale, demokratike, jo kurrsesi refuzuese, linçuese. Ai kontribuojë në krijimin, ruajtjen dhe ndryshimin social të marrëdhënieve të pushtetit, dominimit mundjes së kundërshtari me argumente dhe votë. Ndërsa kjo kulturë u ndryshua më pas nga llumi i gjoja përkrahëseve më të denjtë të tij, të cilët ideologjinë e bashkimit dhe njësimit e shndërruan në luftë për pushtet lokalist i cili mbetej të promovonte dhe të koordinojë interesat e një grupi për të dominuar grupet tjera brenda LDK-së. Gjithashtu këta (dikur) kryetar komunash e nëpunës, shfrytëzojnë këtë ideologjinë [e tyre duke u thirrur në Ibrahim Rugovën dhe LDK-në] si bazë për rezistencë, pra për të treguar se cili është dominues dhe arrin në përfundimin për të mbështetur, një band dhe për të rrezuar bandën tjetër, por jo për të legjitimuar ose për të menaxhuar konfliktet brenda grupeve.

Ky diskurs na tregon se cila është forca reale e grupit me legjitimitet, të cilin e ndërtojnë realitetin dhe na plasojnë si '' të vërtetë '' dhe na tregojnë për këtë ose atë arsye duhet besuar ose na tregojnë se cila ose cili person ose grup mund ose nuk duhet jetë fitoj(të qeverisë) dhe ta udhëheq LDK-në e Ibrahim Rugovës . Ata pra, përcaktojnë se si duhet të perceptohet politika, qeverisja, gjithnjë nisur nga këndi i tyre lokalist dhe tepër i ngushtë.

Konflikti i elitave politike në Kosovë bëhet pra për sigurimin e resurseve, të mirave materiale, pozitave në institucione etj e që shoqërohet me polarizim ose gjeneralizim të problemeve të shumta që e kanë kapluar këtë shoqëri e mbërthyer nën ethet e luftës për pushtet. Pyetja se pse ky konflikt ka vajtur aq thellë, ka të bëjë me probleme të komunikimit mes zimpatizanëve të LDK-së, dhe kokëfortësisë tradicionale shqiptare por, që parimisht ky nuk është vetëm ves shqiptar.

Këtë eskalim të konfliktit më së miri e përshkruan me modelin e tij F. Glasl,në disa shtresa, duke filluar nga ngërçi e deri tek “fundosja” së bashku në humnerë, deri në vetë-shkatërrim.

Niveli i parë i fenomenit të paraqitjes së konfliktit, siç është pra në rastin e LDK-së, ishte ngërçi ose Niveli Win-Win: Në këtë stad të konfliktit ballafaqohen qëndrimet e palëve ose ndeshen njëra me tjetrën. Kundërshtarët, Mustafa - Sejdiu, e luftuan njëri- tjetrin, edhe pse akoma situata në fillet e saja nuk kualifikohej si konflikt. Në fazën e dytë filloi debati dhe polemika në kafene, në bulevard, në parlament, në media. Me këtë filloi bluarja e mendimeve bardh e zi ( fillohet me e bind pse njëri- është më i mirë se tjetri). Në këtë rezhi, filloi edhe lufta e satelitëve dhe bartëseve të tyre.

Ndërsa konflikti vetëm sa filloi e rritej, me këtë u rrit edhe mosbesimi dhe u thelluan kundërshtitë në mendime, duke vijuar me keqkuptime, zhgënjime. Me këtë rast filloi të pakohet komunikimi i mirëfilltë mes kundërshtarëve. Në stadin e katërt, erdhi në pyetje imazhi, thashethemet, kush me kë? Konflikti filloi të ashpërsohet. Deri kur nga LDK u formua partia LDD. Dy palët filluan të kërkojnë përkrahës dhe sjellja politike u karakterizua nga një “ndarje” e shoqëruar me stereotipe, klishe etj.

Në nivelin e pestë, erdhi në pyetje humbja e fytyrës. LDK-ja lejoi t´i ndahet një pjesë e trungut. Parësore ishte që secila anë kërkonte të shkatërrojë, të përmbys identitetin e palës tjetër, e me këtë mori fund vetëbesimi tek ana tjetër. Me këtë filluan atakimet publike dhe jo publike për të demaskuar kundërshtarin duke akuzuar për tradhti dhe për linçim pra dhe kështu u kalua në nivelin e gjashtë me strategjinë e kërcënimeve dhe shantazheve për të kontrolluar situatën, duke dhënë ultimatume kundrejt palës kundërshtare. Kjo luftë u zhvillua në disa stade deri sa një ditë partia u ribashkua. Tani sërish ka tendenca të thyhet, si dikur.

Konflikti i tanishëm është në fazën Lose – Lose. Ose niveli i shtatë ose siç quhet ndryshe “goditjet e kufizuara shkatërruese të Isa Mustafës drejt Donikës dhe grupit të saj përkrahës”... Në këtë stad fillohet duke goditur kundërshtarin, për ta dëmtuar dhe me këtë rast kundërshtari, nuk vlerësohet më si njeri. Ai nxirret zvarrë nga mbledhja ose nuk i lejohet hyrja. Me këtë përmbysen vlerat humane ose kthen me kokë poshtë duke kaluar në stadin e tët ku vije deri tek një shkapërderdhje e kundërshtarit (alivanosja e sistemit kundërshtar) dhe nëntë, të gjithë bashkë “marshojnë” drejt greminës e në vetë-shkatërrim (mund të vije një situatë eskalimi në dhunë). Nga këto fërkime sikur nuk ka kthim mbrapa, ose do rezultoj një konfrontimi total kur simpatizantët e Donika Gervallës ose masat përkrahëse të marshojnë rrugëve kundër atyre të Isa Mustafës. Shkatërrimi ose vetë-shkatërrimi është çmimi që dy palët do të paguanin me këtë rast...

Si të dilet nga kjo situatë? E para duhet të vije ndërmjetësimi nga familja e Ibrahim Rugovës ose pleqtë e odave “pajtimtarët e gjaqeve” cilët do të përcillnin procesin e pajtimit dhe me këtë do të fillonte faza e terapisë për dyja palët, dhe sqarimi me vota.

Zgjidhja e konfliktit në këtë fazë pajtimi do të thotë kur të dy palët ndahen nga e keqja, Isa Mustafa të braktis lojën me urdhrat dhe direktivat e "dhunës", ndërsa Donika të filloj me fakte dhe argumentime, duke hequr nga raportuari kritikat, por me dialog dhe pajtim. Duhet njëherë e mirë përshëndetur nga taktikat e vjetra, t´i tregohet opinionit se janë partner të i mirë si dikur Ibrahim Rugova, të punojne drejtë për ta përmirësuar jetën demokratike, për të kultivuar mendimin ndryshe dhe për rritur standardin e mendimit kritik në vend i cili do të ishte argumenti më i fortë për qeverisje efektive në të ardhmen për dyja palët.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar