Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 01.04.2020 03:56
Zejnullah Jakupi

​​Politikë djallëzie, Made in KOSOVO

Prishtinë | 18/11/2015 19:20

Shkruar nga: Zejnullah Jakupi

Deri sa në Paris terroristët vrasin njerëz të pafajshëm dhe vihen në shërbim të larg qoftë “djallit”, dhe djalli po kërkon gjak, në Prishtinë hidhet gazë, lotsjellës, ushtrohet dhunë e nga dhuna rezulton përshkallëzimi ose dhuna bëhet rrëmujë për “demokraci”. Një bashkësi e decentralizuar komunash, mund ta nxjerrë çdo moment situatën jashtë kontrolli, e vendi, si në Siri dhe vendet arabe mund të rrëshqet në luftë civile, vëllavrasëse, larg qoftë nesh!

Ku qëndron rëndësia e dijes kritike në politikë? Politik-bërja qenka edhe me pasoja më të këqija se veprimet e çdo profesioni tjetër klasik!

Kjo politikë po na dallon në NE dhe ATA. Padrejtësisht! Kjo politikë qenka shumë e padrejtë për të qenë e sinqertë. Fatkeqësia e tillë po vihet në shërbim të së keqes, që ta rrezikojnë stabilitetin dhe mirëqenien. Procesi i këtij shkatërrimit ose nisjes së tij është një zinxhirë, fillon spontanisht nga Parisi apo Prishtina e arrin deri në New York. Përshkallëzimi i situatës (kur qohemi peshë) mund ta dërgojë këtë botë të mrekullueshme drejt Luftës së Tretë Botërore. Njerëzit, po bëhen në këtë rast doras, jo jashtëtokësorët. Si mund të sigurohet veprimi pragmatik politik që paqja universale, të ngjiz një jetë në paqe dhe harmoni me njërit-tjetrin duke i flakur ndasitë, dhunën mbase siç dihet po nga ky sfond mund të eskalojë përshkallëzimi.

Kur Bota tani është në rrezik, Kosova e vogël duhet të mësoj të rri urtë më shumë se kurdoherë më parë.

Paqen globale po e kërcënon fundamentalizmi i gjitha ngjyrave. Ne jemi me fuqitë botërore, ata na kanë shpëtuar, mos tu bëhemi tash barrë nen këmbë. Të mos e vëmë jetën e NJERIUT tonë në lojë, ta shesim si gjë të pa vlerë, duke detyruar të ik ose të infiltrohet kudo në vatra frontesh dhe terrenesh vëllavrasjesh.

Fati ynë i përbashkët është bashkëqeverisja, jo dhuna dhe urrejtja por vetëm paqja dhe harmonia mes ideve dhe bindjeve. Kjo na e siguron ekzistencën, duke i thirrur arsyes deri në përmasa universale, që të jetojmë dhe punojmë si popull i civilizuar. Kjo është formula që duhet praktikuar, për t´i zbërthyer dilemat e shumta të mijëvjeçarit tonë.

Vendosja e ndjenjave(materiale) mbi logjikën e tillë sikur e autorizon pabarazinë nga ligji natyror, megjithatë nuk po i përjashtoj përpjekjet aty-këtu për të arritur një mirëqenie përafrisht stabile për një të mirë të përgjithshme, paqe dhe liri, zhvillim, jo vrasje dhe gjak, jo dyndje masive, kalvare refugjatësh. Në një anë radikalët, naivët dhe gjithë ata që përkrahin rëndësinë e besimit fetar apo atë politik deri në radikalizëm, po ndjellin djallëzi. Dhe këta nuk pushojnë së shpifuri për jetën pas vdekjes ose shoqërinë e idealizuar pa “brenga”. Gjithashtu kontradiktat e politikës nacionale janë bërë me hendeqe, dhe sheshit pasqyrojnë defektet e sistemit tonë shoqëror. Mos vallë kjo rrëshqitje drejt dhunës do jetë rrënimi i këtij “përparimi”shkaku edhe i dëshpërimit njerëzor andaj shoqëria sikur po mëson nga primati i dobët i politikës devijuese, kur çdo gjë edhe liria e shtetit idealist, blihet ose shitet me tradhti.

A mos vallë edhe shijet dhe idetë politike janë bërë të korruptuara?

Çfarë do e mbajë një shoqëri në rendin e saj botëror, më shumë se besimi në vlerat e saja apo do vlej më shumë njohja e vetvetes? Rreziku do të vije nga dyshimi dhe transferimi i saj drejt skepticizmit mbi rregullat e lojës, do sjell pashmangshëm dobësimin e virtytit të patriotizmit.

Smira po na mban në zinxhir dhe të nënshtruar duke mbytur ndenjën e lirisë, për të cilin kishim luftuar bashkërisht. Mos vallë gjithë ky inovacion dhe përparim demokratik dhe kjo mirëqenie ekonomike, e arritur deri më tani i bëri njerëzit, ose elitën politike më të lig, duke bërë që të mos sillemi kurrë njëherë ashtu siç jemi në të vërtet. Gjithashtu ne sot nuk mund ti dallojmë lehtë miqtë prej armiqve, marrëdhëniet tona njerëzore, edhe ato politike, ekonomike sepse ato janë mbushur plot me mashtrime. Nëse dikur para luftës, morali i të jetuarit si rob parandalonte njerëzit të kishin shumë vese, në kohë të tashme njerëzit e politikës flasin gjithnjë për moralin dhe virtytet, siç do të thoshte Zhan Zh. Ruso, këta tani flasin vetëm për tregti dhe para. Me para këta mund t´i blejnë, votat, moralin dhe njerëzit.

Veset ose dobësimi i virtytit

Çfarë do ta mbroj këtë politikë nga shkatërrimi, besimi në vlerat e tija apo njohja e vetvetes, artikulimi apo reflektimi? Rreziku do të vije nga dyshimi edhe nga transferimi i saj drejt skepticizmit mbi rregullat e lojës, i cili do sjell pashmangshëm dobësimin e virtytit të patriotizmit. Dhe siç e ka thënë Ruso tash e katër shekuj më parë; Ashtu si njeriu zhvillon kontakte sociale,ai gjithashtu zhvillon vese, pasi tani është motivuar nga ndenja artificiale, e cila ka lindur me krijimin e shoqërisë, dhe e cila çon çdo individ të bëjë më shumë për veten se sa për të tjerët, dhe kjo i shtyn njerëzit drejt të gjithë të këqijave që ata përgatisin për njëri-tjetrin(Zhan Zhak Ruso). 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar