Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 01.04.2020 03:22
Zejnullah Jakupi

​Prognoza dhe shpresa..!

Prishtinë | 26/12/2019 13:39

Shkruar nga: Zejnullah Jakupi

Disa vrojtime pas dështimit të marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së.

Ciceronët e PDK-së dhe krahu i saj ideologjik ose mbikëqyrësi i saj (në prapavijë) si duket i ka në grusht LDK-në e Isa Mustafës dhe një pjesë të vogël të VV-së. Dëshiroj të gabohem në këtë supozim. Dështimi i marrëveshjes me LDK-në me 25 dhjetor 2019 vërteton këtë prognozë. Kur lexon komente të shumta, sidomos nga analistët e PDK-së fitohet përshtypja se PDK-ja ja dëshiron VV-së dhe LDK-së të dështojnë në bërjen e koalicionit, ata bëjnë sikur ankohen pse s’po bëhet qeveria Kurti, andaj shtyjnë pyka dhe mundohen ta vizatojnë ndonjë kualicion mes VV-së dhe PDK-së, siç po bëhet aty këtu, çfarë nuk besohet se mund të bëhet realitet. 

Madje thirrja në Prokurori e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufces, para ca ditëve, tregoi se paria e PDK-së, ose veçmas kjo elita e moçme, përjetësisht ishte dhe mbetet kundër i VV-së dhe se nuk ka përmirësim të marrëdhënieve mes tyre, kur dihet se ky kualicion është gati i pamundshëm. Mjafton ta kujtojmë kohën, gjithë këto vite, e cila ishte tipike në të cilën, PDK-ja e urrente VV-në dhe kjo kuptohet edhe nga diskursi i cili e vërteton këtë overtire e cila mbretëronte mes tyre. 

Pra, gjithsesi, nuk duhet thënë se një kualicion VV- PDK kurrë nuk është i mundshëm, sepse informaliteti në mjedisin tonë politik është Alfa dhe Omega e veprimeve befasuese.Gjithsesi, shikuar nga ky vështrim,më lehtë paramendohet bashkimi i Serbisë me Shqipërinë e Edi Rames se sa VV-ja e Albin Kurtit me PDK-në! Dështimi i marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së le hapësirë për një zgjidhje tjetër. Por cila është ajo? Nëse nuk do ketë fare marrëveshje mes subjekteve fituese, a do ketë pronologime dhe ndonjë alternativë lidhur me ndonjë mundësi për shkuarjen në zgjedhje të reja?

Shkuarja në zgjedhje është katastrofë politike!

Thënë shkurt e shqip,shkuarja në zgjedhje të reja është turp dhe dobësi për Kosovën. Nëse kualicioni mes VV-së dhe LDK-së dështon për fajin e LDK-së, ky subjekt, si pasojë e këtij veprimi politik, nuk do jetë më LDK-ja e Ibrahim Rugovës, madje me disa kryeneç, ka kohë që është larguar nga ´fryma Rugoviane´, pra është larguar nga LDK- ja e dikurshme, në koncepte dhe parimësi, bazuar në figurat që e udhëhoqën LDK-në, dështuan e mbetën havale pa e nxjerrur figurën emblematike e cila do ja kthente namin e dikurshëm kësaj partie.LDK-ja e tanishme, për herë të parë në histori, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, ka patur këtë ngritje me votim. 

Me këtë rast, nëse shkohet në zgjedhje të reja, siç po deklarojnë me lehtësi, disa, nuk do e kalojë më as pragun zgjedhor, prandaj; Kujdes, mos luani me votën e popullit dhe besimin e dhuruar se shumë e keni tepëruar deri më tani! Thirrja e fundit sikur dëshiron ta bëjë realitet këtë alarmim.LDK-ja, në këtë mugëtirë sikur nuk e sheh ose nuk po dëshiron ta shoh dështimin në qorrsokakun ku e ka shpierë veten. LDK duhet ta dij se ka dalë në votime si parti e dytë, më e votuara, por jo e para dhe, siç shihet, nuk po rrespekton fjalën e dhënë dhe nuk po i bindet besimit të fituar nga elektorati.

Brumi partiak

Nëse pajtohemi me thënien se gjitha partitë në Kosovë janë të njëjtit brum,atëherë le të bëhet kualicioni i madh VV-LDK-PDK. Normalisht, çdo parti ka njerëz dhe kuadro të mira,atëherë vetëm atyre u duhet tu prijnë më të mirët, të cilët do të përzgjidhen përmes një vetingu transparent.Ky është ndryshimi!Gjithashtu, vetingu në fjalë duhet ta pastrojë LDK-në dhe PDK-në nga elementi kriminal, nga korrupsioni dhe sidomos nga gjenerata e parisë, e cila ështe rrasur deri në fyt në gjynahe.

Dihet se kështu nuk ecet tutje, dhe pa u shkëputur ato nga gjynahqarët me dosje, i vështirë është reformimi i tyre.Ky fakt i bënë këto dy parti me defekte serioze, një dergjë kjo e cila i ka kapluar të gjitha partitë që ishin deri tani në pushtet, përjashto VV-në. Nga ky konkludim do themi se Paria e tyre është e inkriminuar dhe jo e denjë, ta shpie Kosovën drejt integrimit Evropian, kjo vlenë në masë të madhe edhe për elitën e PDK-së.Gjithashtu, Kosovës dhe qeverisë së ardhshme ju nevoiten elitat e vërteta nga BREZI I RI, të cilat janë të gatshme të ngrejnë,jo vetëm nivelin moralist, por, gjithashtu, edhe atë të përgjegjësisë dhe këto kuadro mund të vijnë edhe nga PDK-ja, nga pjesa e shëndoshë e saj. E njëjta gjë vlenë edhe për LDK-në. 

Vetëm më të mirëve duhet tu shkojmë mbas: ne edhe ata s‘ bashku duhet tu bindemi rregullave të lojës. Pra, edhe njëherë:Nëse dështon kualicioni VV - LDK, fajtori i dytë, për këtë dështim, pas LDK-së është PDK-ja,e cila e shantazhon LDK-në fajin e ‚,përkthyesit‘ por edhe të plakut ‚Putinit’. Në të njëjten pozitë akrabacioni gjendet edhe zëvendëskryetari i LDK-së Lutfi Haziri i cili i´është ´nënshtruar´ me pietet dhe në vazhdimësi intervenimeve direkte nga presidenti Hashim Thaçi.

Pra, Isa Mustafa dhe Skender Hyseni ish-ministri i MPB-së,kuptohet, këta dy më së shumti kanë ´mëkate´, pse PDK-ja i’ a mban kusuritjet e hapura LDK-së, siç dihet për ngjarjet e 2016-tës. Dhe, fare nuk besohet se ngërçi ka të bëjë me atë se gjoja nuk po bien dakord për postin e Presidentit e gjepura tjera..! Prandaj, po më pëlqen ta citoj një personalitet, emëri i të cilit tani nuk po më kujtohet, i cili ka thënë, dhe kjo po i shkon më së shumti për shtati Albin Kurtit: Njerëzit e madhërishëm janë ata të cilët mund tu japin shpresë të tjerëve..! Athua a po dëshiron ta bëjë këtë Albin Kurti? Nëse jo, kush do të jetë ai i uruar, tjetër?

Përfund: Votuesi dëshiron që partitë fituese të krijojnë qeverinë dhe institucionet, në mënyrë që Kosova të ecënn përpara. Nuk isha as i pajtimit kur u prish ky kualicioni i cili ishte deri tani. Elitat politike, pra edhe ky kualicion po bëjnë hajgare me votuesin. Si ata përpara, si tani edhe këta akoma pa ardhur në pushtet, po bëjnë të njëjtën gjë. Edhe kjo elitë e qeverisë PAN, në dorëheqje, e prishën vet qeversjen. Shpresoj të mbledhim mend dhe të bëhet qeveria.URIME Vitin e Ri 2020, gjithë të mirat! Z. Jakupi

URIME  Vitin e Ri 2020!

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar