Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 01.04.2020 03:48
Zejnullah Jakupi

​Videospotet "banale"..!

Prishtinë | 01/04/2016 16:17

Shkruar nga: Zejnullah Jakupi

Bumi i videospoteve (Hip Hop), i kësaj muzikë të re e zbavitëse e dëshmon, mënyrën se si të rinjtë duan ta shohin jetën(shih viseospotet dhe pamjet vizuale të prezantuara). Videospoti (Hello) nga Adele për vetëm 4 muaj ka arritur në 1 miljardë e 356 milion klikime.

Kulturore

Se sa shpejt shpërndahen dhe pëlqehen hitet e tilla, edhe në arealin shqiptar flet kënga më e re e reperit 2po2 dhe Florit (Gone Girl) i cili ka debutuar me shumë sukses. Thuhet keturu se për më pak se dy ditë kjo këngë ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime në YouTube. (Gone Girl) është bashkëpunimi i tretë i dyshes pas (Crazy Girl) dhe (Gjithë Jetën). Ndërsa rekordin për klikime brenda pak muajsh e ka arritur Majk ft. Ghetto Geasy – me videospotin (Sjena mo), Cozman ft. Onat & Majk - (Shume i smut), pastaj Kapital T (pare pare). Njëjtë klikime kanë arritur ENCA 24 milion. Një rekord klikimesh ka fituar Sabina Dana ft. Dafi Derti – me 49 milion klikime, si shumë këngëtarët tjerë që nuk mund përmenden të gjitha këtu si; Baba Stars, Dafina Zeqiri, Tuna, Kida, Era, Kallashi etj.

Përkundër kritikave se shumë videspote janë më shume pozime striptizmi dhe erotik, kjo nuk ka penguar që Sabiani ft. Marseli & Shkendije Mujaj – me videospotin e tyre "Show Biz" të marrin 24 milion e gjysmë klikime. Tendencat tregojnë gjithnjë në rritje të klikimeve të kësaj muzike e cila vazhdon të konsumohet me të madhe në mediet klasike dhe në ato sociale, përkundër tradicionalizmit të shoqërisë shqiptare. Ekspozimi tipik në videospote karakterizohet me reklama, me auto të shtrenjta, me shfaqja e stile të ndryshme, si; me trup e fytyra me tatuazhe, gjysmë lakuriqe, me veshje të shtrenjta e ekstravagande etj. Kjo tendencë tregon “rebelimin” ose “ikjen” nga varfëria, nga skamja, e pasqyron apriori krizën morale që ka kapluar shoqërinë e pasluftës. “Ikja” nga realiteti bëhet duke krijuar ambientin artificial me efekte (Green Screen) e cila na paraqitet dhe në ekran si një botë përrallore. Kohët e fundit është kritikuar veçmas përmbajtja e teksteve të këtyre videospoteve. "Koha Ditore" me një artikull (19 mars 2016) ka ngritur zërin duke kritikuar tekstet e këngëve, të cilat sipas saj janë; “degraduese për femrën shqiptare”. "Koha Ditore" duke cituar emisionin (“Express” në KTV) shkruan me këtë rast se dikur “pothuajse të gjitha këngët kishin një kronologji të fjalëve të cilat ishin kuptimplota, sot kjo ndodh në raste tejet të rralla”.“Tekstet të cilat rimohen, në të shumtën herëve nuk kanë ngjarje, temë e rrjedhshmëri të fjalëve. Madje, nganjëherë janë aq kontradiktore sa në fund të fundit nuk kupton se çfarë ka dashur të thotë autori, pavarësisht që flitet shqip.”

Banaliteti që po përdoret në këngë, e posaçërisht ofendimet nuk pranohen lehtë mbase ato, siç thuhet, drejtohen ndoshta jo vetëm drejt gjinisë femërore, por edhe drejt kulturës dhe traditës shqiptare. Një përgjigje përmes një analize më të thellë do të duhej të jepte universitetit “Hasan Prishtina”. S´pari, do ishte me interes të dihet sa është numri total i këtyre videospoteve, pra sa bende ka, gjithsej? Të hulumtohen biografitë e tyre, kushtet në të cilat prodhohet kjokulturë duke përfshi kontekstin shoqëror. Por për këtë duhet ide dhe përgatitje shkencore për ta bërë këtë analizë. Këtu janë të thirrura ta bëjnë këtë dega e Etnologjisë dhe gjithashtu edhe ajo e gazetarisë.

Shihet me këtë rast se ky konflikt i heshtur ka nxjerrë në sipërfaqe një gjë; se diskursi ynë sikur nuk dëshiron të merret me tekstet e këngëve dhe as këngëtarët e videospotet e tyre, shpesh duke e klasifikuar këtë si një areal “kulturë e ultë” me pak rëndësi për hulumtim. Se kjo nuk është kështu, e vërteton edhe reagimi i opinionit, më saktësisht kritika në opinionin publik. Prandaj kjo është edhe një shtytje për ti analizuar këto trende kulturore, mesiguri, jo siç e bënë "Koha Ditore" si një lloj “damkimi” ose mbrojtje gjoja se po sulmohet femra shqiptare dhe se po thuhen banalitete, por në mënyrë shkencore për të dhënë një shpjegim mbi këtë fenomen kulturor. Një sulm për "mbrojte" ndaj tyre, do thosha do ishte skandal kulturor, mbase artistët kanë të drejt dhe vendosin vet se çfarë do thonë dhe si do ta thonë fjalën e tyre. Prandaj, pavarësisht se ka tekste banale, kjo nuk nënkupton të adresohet faji vetëm tek një individ ose tek një shtresë e caktuar artistësh. Këto trende "devijuese" nga "normat e moralit shoqëror" janë duke ndodhur edhe me gazetat ditore të cilat po postojnë me të madhe në ueb faqet e tyre “VIPA” femra, të ndeshura për të joshur klikime sa më shumë. Edhe këtu ka devijuar "morali" i tyre elitar.

Vrapimet e këngëtarëve me videospote në rrjete sociale po ecë në të njëjtin drejtim. Qëllimi është për të fituar sa më shumë klikime, me shpresë përmes kësaj për të fituar abonues që do resultonte, ndoshta, në fitim gjepi. Dihet gjithashtu se çdo prodhim kulturor nuk do shikohet dhe klikohet pa qenë provokues. Deri diku sikur ky trend po e kryen edukimin (anglisht: enlightenment ose në gjermanisht; Aufklärung) shoqëror pa supozuar se me këtë rast do të vlente teoria e Adorno-së dhe Horkheimer-it për prodhimin industrial të kulturës, ose edukimin despotik të shpëlarjes së trurit... Se a është vlera e këtyre videospoteve banale barazi me “shund” nuk mund ta themi kuturu? Para së gjithash është publiku instanca e fundit i cili vlerëson vlerën e një artefakti kulturor. Dhe, mbase njerëzit kështu kanë dashur ose janë mësuar të konsumojnë dhe të i duartrokasin këtyre “vlerave” ose shijeve subversive, nuk ka se si të nënvizohet ndryshe... Rekomandoj për një reflektim; Para se t´i linçojmë artefaktet kulturore për “shije të këqija” duhet bërë një studim të mirëfilltë shkencor, siç janë bërë në shumë vende të ndryshme.

Një shembull tipik janë këngët e Madonës në SHBA ku janë bërë disa studime, kushtuar videospoteve të Madonës si; Like A Prayer (1989), (1990) Erotica (1992), (2001) ose Amerikan Life (2003). Madonna si zakonisht vinte në spikamë çështjet aktuale, të tilla si racizmin, fanatizmin e katolicizmit fundamentalist (në Like A Prayer), etj Ndër tema tjera ishin edhe emancipimi i gravei tematizuar në (Justify My Love) dhe diskursi i luftës në Irak dhe dhuna e shkaktuar nga këto luftëra .

Ngjashëm si tek videospotet e Madanës edhe për videospotet shqip,qëllimi kryesor, mbetet ose do të ishte provokimi që këto videospote bartin me vete, një lloj protestë për të sfiduar normat shoqërore, d.m.th ngritje zëri kundër luftës diskredituese ndaj atyre që guxojnë të “protestojnë” në mënyrën e vet duke sfiduar kështu diskursin dominues kulturor. Karakteristikë tjetër e tyre është befasia, mënyra siç prezantohet teksti dhe videospoti dhe personazhet që shfaqen në ekran në mënyrë shumë ekstravagande, inicon konfliktin, që pala e kritikuar pra opinioni të kaloj në ofensivë kundër këngëtarit dhe videospotit.

Provokimi përmes këtyre artefefakteve është edhe një mënyrë për ti “forcuar” sferat e pushtetit, autoritetin dhe famën....Gjithashtu qëllimi i mesazheve ka në spikamë gjithnjë mitin e të qenurit i pasur, i rrethuar me shoqëri, me plotë para, për tu dëfryer dhe zbavitur. Ndërsa në anën tjetër diskursi dominues politik, nuk qanë fare kokën për aksione të tilla afirmative mbase as këtu, po ta nuhaste, me gjasë do ta dominonte, si të gjitha sferat duke mënjanuar hapësirën kritike ndaj saj. Mbase sistemet janë të ndara edhe kultura duhet të funksionoj si më vete pa ndërhyrje nga politika edhe pse kjo e para nuk mund të t´i ik ndikimit nga komercialja. Pasi që shumica e tekstet e tyre nuk merren me politikë, përjashto grupin "TROJA", ky apolitizim krijon disi konsensusin fiktiv ndaj pushtetit politik në suaza të një principi ambivalent, edhe kjo dosido ushqehet nga dëshira për t´i lëne të qetë ata që qeverisin, dhe mos t´i konfrontojë artistët, “këta” që merren me “vogëlsirën” e tyre.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar