Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 01.04.2020 03:37
Zejnullah Jakupi

​Zgjebja (speciale)!

Prishtinë | 28/01/2018 23:51

Shkruar nga: Zejnullah Jakupi

Na ka rrokë zgjebja. Kurrë nuk i kisha shty mendët se mund të prishemi me Amerikën (SHBA-në) as nuk e kisha marrë me mend se kësaj parisë sonë mund tu ndalohen vizat për udhëtim në perëndim. 

Po na kruhet! E kur të kruhet edhe e gjenë! Zgjebja është e keqe. Për zgjebjen thuhet se është një parazit i vogël dhe pothuaj i padukshëm i cili zhbiron dhe futet në lëkurë, ndërzen dhe lë vezët e tij në kanalet e krijuara në lëkurë. Mbushja e lëkurës me këtë parazit shkakton nevojë për t'u kruajtur. Parazitët e zgjebes gjenden kudo...

A ka më keq se një intelektuale (intelektual) të thotë: Kërkoj falje fëmijëve pse i lash të jetojnë në Kosovë! Në një vend ku sundojnë matrapazët, hajnat dhe injorantët, thotë një tjetër, nuk ka ardhmëri. Këto gjëra thuhen haptas. Secili shikon vetëm interesat e veta. Nuk ka as drejtësi, ose ajo është në anën e të fortëve, njerëzve të veshur me pushtet. Njeriu i pushtetit ka të drejtë të punësohet në institucione, të hapë biznese e parti, bordele, t´i kërcënoje njerëzit, të quajë me revole, vend e pa vend dhe të hyp mbi tavolina, si ajo kënga „kcejmi mbi tavolina“....

Oj Kosovë e mjerë, o dëshmorët e nderuar a për këtë Kosovë keni rëne a?

Ambient i kontaminuar është ky, ku vjen erë m. e sçufuri, erë e vezëve të prishura. Skandale e ndarje përditë deri në pshtyrosje: fyerje dhe poshtërsi sa të duash, aspak etikë dhe marifet- e kuku për ne..! Një biznismen budallë, krej i hupt, prej bordelit kalon në politikë, askujt nuk i pengon; Norma është biznesi tek biznesi, politikani tek politika. Njerëzit nuk dijnë shkrim e lexim, nuk kanë as shkollën e normales a ulin bythën në komisione parlamentare dhe në kuvend. Shamata e turpit zgjatë deri në agoni. Ndërsa intelektualët i kanë futur veshët në lesh. Kanë pranuar të vrapojnë pas dilingjive. Gati u lodhëm me tregimet për „Mutat“ dhe duke bërë analiza ose akoma pa i kryerë mirë, kur fap „ndarja tjetër“ skandali në PDK, inatet, smira e përçarjet...vazhdojnë si në serialet latino-amerikane e turko-aziatike.

Po çfarë nuk na u bë ky i shkret„opinioni publik“ na e flliqën diskursin, me mut dhe ofendime, me fjalorë të pistë, me muhabete rreth uçkurit...drogës dhe sekteve pornografike (më falni për fjalorin e përdorur!). Pastaj mos ja leni fajin një force të pa dukshme (hocus pocus) se gjoja ajo po i orkestron skandalet dhe ndarjet. A edhe kjo ndodhi a? U konfirmua vet nga "Hajrije spikerica" se ka lindë një konflikt mes familjeve me ndikim dhe të njoftuna si shtyllat kryesore të partisë, PDK- të, cilat thuhet se janë nda në dy blloqe, akoma pa pushuar „ndarja e LVV-së he moza më keq!!! Edhe "Lidhjes" me bisht, LDK-së nuk i shkoj mirë. Edhe kjo pati njëherë e një kohë thyerje dhe rrahje me karrige, si tash në VV, por pa karrige, kjo është e mirë tek LVV-ja. Tani PDK-ja doli sërish në skenë, në vend se të kënaqet duke shikuar humor me LVV-në. Në PDK sërish plas sherri. Po shihet se në sistemin politik në Kosovë nuk janë të rëndësishme idetë por njerëzit dhe interesat e tyre. Lojrat e përditshme të tyre janë neveritëse. Erdhë kohë e keqe o njeri. Egoizmi qenka smundje e keqe, sikur zgjebja qenka ose më e keqe se ajo. Në këtë kohë kur po privatizohen partit politike. Ato po shiten haptas. Baba ja lë trashëgimi djalit postin e partisë si në Korenë e Veriut. Po e mbaj në mend ish kancelarin gjerman të famshmin Helmut Kohl. Po të ishte Gjermania Kosovë edhe Helmut Kohli do të ja rezervonte djalit të tij vendin në CDU dhe në Kanzleramt. Nuk ndodhi as e para as e dyta. Nëse Baba ka qenë kancelar, nuk do të thotë se duhet ti rezervohet vendi djalit, ti dhurohet posti pa meritë. Aty ku nuk ka drejtesi dhe nuk sundon i mençuri dhe sabërliu, harami arrin deri në fyt.

Qenka e rëndësishme o njerëz, me u lidhë me njerëz të „fortë“që nuk tuten, që kërcnojnë dhe shantazhojnë. Në kopshtin e tillë ama nuk mund të rriten „lulet e bukura“, njerëzit e lirë dhe kreativ, në kopshte të tilla as kush nuk guxon të bëjë "ciu ciu".  Siç thotë një fjalë popullore, kur të lulojnë katravecat, nuk bëjnë as të hahen as nuk janë për farë.  Edhe pushteti autoritativ edhe Mugabe i Zimbabves iku nga pushtet, shyqyr zotit me hatër. Zimbabve u çlirua Kosova akoma jo. Secili duhet ta kuptoj se nuk mund të jetë i përjetshëm në pushtet, partitë shkojnë e vijnë, Kosova dhe idetë mbeten. Ardhmëria e saj dhe prosperiteti e mirëqenia janë të rëndësishme.

Le ta ëndërrojmë Kosovën tonë të dashur, vendin imagjinativ, le ta ëndërrojmë për një moment një vend si një kopsht të lulëzuar, ku të gjithë bashkë mund të jetojmë të lumtur dhe në mirëqenie. Sadopak duhet që njerëzit e mirë të ketij vendi të kenë ndikim në politikbërje. Duhet bërë çmos të mos përzihemi në drejtësi në gjykata dhe vendimmarrje. Por nuk mundemi se na ka rrokë zgjebja. Mbushja e lëkurës me këtë parazit shkakton nevojë për t'u kruajtur dhe serish për tu kruajtur... Zgjebja po më duket na u ka bërë si Gjykata Speciale, he fare i daltë. Na i tarashkati zorrët e barkut. Na u bë si një „smundje e lukurës“. Zgjebja na turbulloi rahatinë politike në festat e fundvitit dhe vazhdon tutje ta ç´orientojë stabilitetin politik në vend. Pse athua u bë ky katarsë pikërisht tani ose prej nga tash kjo sprovë e radhës dhe pse po don të na dërgojë në PS e RRS-ë..!!!

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar