Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 02.04.2020 05:54

​106 viktima nga koronavirusi

Pekin | 28/01/2020 12:31

Numri i viktimave në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit arriti në 106, njoftuan autoritetet.

”Deri të hënën, në 30 rajone janë konfirmuar rreth 4 515 raste të pneumonisë, të shkaktuara nga koronavirusi i ri, i njohur gjithashtu si 2019-nCoV”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua, që citon Komisionin Kombëtar të Shëndetit.

Siç raportohet, 976 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa 6 973 persona janë të dyshuar se mund të jenë prekur nga virusi.

“Gjithsej, nga spitali kanë dalë 60 persona pas shërimit”, deklaroi agjencia.

Virusi, që fillimisht u shfaq në qytetin kinez Wuhan, është përhapur në 30 provinca në vend.

Dhjetëra raste janë raportuar edhe në Japoni, Korenë e Veriut, Korenë e Jugut, Tajlandë, SHBA, Singapor, Francë, Malajzi, Australi dhe Vietnam.

Autoritetet kineze njoftuan të dielën planet për të zgjatur pushimin me rastin e Vitit të Ri Hënor, që fillimisht ishte caktuar të përfundonte më 30 janar, si përpjekje për të zvogëluar grumbullimet masive dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Udhëtarët nga Kina po kontrollohen në aeroportet në mbarë botën, ndërsa shumë linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Wuhan./atsh

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress