Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 02.04.2020 06:44

​​Arrin në 259 numri i viktimave nga koronavirusi

Prishtinë | 01/02/2020 17:53

Ka arritur në 259 numri i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit, i cili sa vjen e rrit ndikimin e tij në të gjithë Kinën.

Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetit (NHC), thuhet se nga epidemia 2019-nCoV që është efektiv në të gjithë vendin kanë humbur jetën 259 persona, ndërsa janë prekur 11 791 të tjerë nga të cilët 1 759 në gjendje të rëndë.

Gjithashtu është rritur në 17988 numri i personave për të cilët dyshohet se janë të prekur nga virusi.

Nën mbikëqyrje janë vendosur 118478 persona dhe se deri më sot 243 persona kanë marrë trajtim dhe kanë dalë nga spitali.

Për shkak të koronavirusit, në 24 orët e fundit janë shënuar 46 humbje jete dhe janë konstatuar 2102 raste infektimi./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress