Ato janë depozita të vogla të yndyrave dhe kaciumit që formohet në shtresën nën retinë dhe mund të shihen gjatë skanimit, transmeton KosovaPress.
Këto njolla janë simptoma të zakonshme të moshës dhe shpesh shihen te njerëzit mbi moshën 40-vjeç dhe ato për një kohë të gjatë është menduar se janë të dëmshme.
Por, studimet më të reja nga Universiteti Queen në Belfast tregojnë se si personat që vuajnë nga Alzheimer kanë më shumë njolla të bardha ose të verdha se sa njerëzit e shëndetshëm.

Studimi po ashtu sugjeron se ndryshimet në enët e gjakut në sy mund të ndërlidhen me zhvillimin e demencës.
Shkencëtarët thonë se skanimi i njollave dhe ekzaminimi i enëve të gjakut në sy mund të jetë një mjet i vlefshëm për monitorimin e sëmundjes Alzheimer.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019