Pajisjet u siguruan nga fondet e ngritura nga turneu vendor Cycle Kosovo for Children, e cila është një ngjarje bamirëse vjetore e çiklistëve në Kosovë, që organizohet për të ngritur fonde për fondacionin Action for Mothers and Children.
Ky aktivitet i çiklistëve të Cycle Kosovo for Children i organizuar gjatë vitit 2019 ishte i gjashti me radhë dhe aty morën pjesë rreth 30 çiklistë në rrugëtimin katër ditor ku u siguruan rreth 10.000 euro përmes kontributeve të kompanive, individëve dhe përmes fushatave online.
Ky aktivitet do të organizohet edhe këtë vit përgjatë muajit qershor, me ç’rast fondet e ngritura do të ndihmojnë spitale apo klinika të tjera të cilat identifikohen që kanë nevojë të mbështeten me pajisje të reja mjekësore.
Kujtojmë se pjesa e parë e pajisjeve mjekësore u dorëzua në po të njëjtin spital në fund të vitit të kaluar.
Action for Mothers and Children njofton se të gjitha fondet që ngrihen përgjatë vitit 2020 do të dyfishohen deri në vlerën prej 50 mijë euro, falë iniciativës së punëtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019