Shefi i intensives Shaqir Uka tha për KosovaPress, se gjendja e të dy të plagosurve paraqitet të jetë stabile dhe se janë të fjetur me barna.
“Dy pacientët e lënduar me armë zjarri të cilët kanë ardhur dje në Qendrën Emergjente pas ekzaminimeve dhe pas intervenimit kirurgjik që është dashur të realizohet, janë sjellë për trajtim të mëtutjeshëm në mjekimin intensiv. Gjendja për momentin paraqitet me qenë stabile sa i përket parametrave vital të cilat jemi duke i përcjellë, gjithmonë nën veprimin e barnave dhe aparaturës përcjellëse. Ata janë të fjetur me barna dhe vazhdon trajtimi sipas protokollit”, tha ai.
Uka tha se ende nuk mund të thonë se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ai ka dhënë detaje sa i përket lëndimeve që kanë marrë dy të plagosurit.
Gjatë ditës së djeshme në përleshjen që ka ndodhur në mes dy familjeve, dy persona kanë mbetur të vdekur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek të shtënat me armë zjarri në mes të pesë të dyshuarve meshkuj.
“Si pasojë e të shtënave dy persona kanë vdekur në QKUK, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një pistoletë. Me vendim të prokurorit dy nga të plagosurit pas tretmanit mjekësor janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri tjetër ka mbetur në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dhe është nën përkujdesje të policisë”, thuhet në njoftim./KosovaPress/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019