Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 25.11.2020 03:18

​​‘Edhe gjykatat e shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit në Kosovë’

Prishtinë | 12/11/2014 13:40

Vetëm 5 gjoba u janë shqiptuar shkelësve të ligjit për kontrollin e duhanit, ani pse tashmë 85 lëndë janë dërguar në Gjykatë që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, 18 muaj më parë.

E ata të cilët më së paku e kanë respektuar këtë ligj, është fjala për institucionet publike, dalin të jenë objektet komunale me 22.2 për qind dhe gjykatat 20 për qind.

Këto rezultate dalin nga hulumtimi i Qendrës për Avokim dhe Zhvillim të Kosovës (KADC), të bërë gjatë muajit tetor të këtij viti.

Monitorimi është bërë në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan e Ferizaj. E në Prishtinë ka dalur të ketë zbatueshmëri më të madhe të këtij ligji.

Arben Lila, menaxher në KADC, bëri të ditur shkeljet më të mëdha, ku theksoi ato në objektet komunale si më të shpeshtat.

Në këtë prezantim të rezultateve, u tha se 4 punonjës të Gjykatës Themeloren ë Ferizaj janë ndaluar nga 50 euro për mosrespektim të ligjit për kontrollin e duhanit.

Rezultatet e monitorimit tregojnë se shkeljet e ligjit në sektorin e gastronomisë, deri në ora 16:00 janë 21.7 për qind. Ato shpeshtohen nga ora 16:00 deri në ora 20:00 në 38.2 për qind dhe pas orës 20:00 arrijnë në 59.7 për qind.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress