Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 23.11.2020 09:02

​Gati zemra e parë bionike

Prishtinë | 01/02/2020 20:35

Zemra e parë bionike është gati.

E bërë nga indet e përdorura, ajo do të ndihmojë në eksperimentimin në mënyrë të sigurt me valvulat artificiale të zemrës dhe pajisjet e tjera mjekësore.

E përshkruar në revistën ”Science Robotics”, ajo u krijua nga ekipi i Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT) i koordinuar nga Ellen Roche, në bashkëpunim me Universitetin Amerikan të Harvardit, Universitetin e Teknologjisë ”Nanyang” në Singapor dhe Kolegjin Mbretëror të Kirurgëve Irlandezë.

”Pajisja është një përzierje e indeve kardiake dhe një sistemi pompimi robotik, pra emri ‘zemër hibride biorobotike’ është një matricë sintetike që mund të mbështillet rreth një barkusheje dhe të bymehet, për të vepruar si pompë, siç do të bënte një muskul i zemrës”, deklaruan autorët.

“Ne filluam nga barkushja e majtë sepse është më e vështira për t’u riprodhuar, për shkak të presioneve më të larta në të cilat ajo vepron. Qëllimi i këtij studimi mbi zemrën bionike është që të lejojë në të ardhmen testimin dhe zhvillimin e  pajisjeve kardiake më shpejt dhe me kosto më të ulët duke simuluar atë që ndodh natyrshëm në zemrën e njeriut”, theksoi autoria e studimit Ellen Roche./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress