Sipas testimeve të fundit, asnjë nga personat në karantinë nuk ka treguar shenja infeksioni. Megjithatë, të riatdhesuarit po përballen me një tjetër sfidë, mërzinë.
Pasi mbërritën në Gjermani të shtunën e kaluar, tashmë burrat, gratë dhe fëmijët kanë kaluar rreth gjysmën e 14 ditëve që duhet të qëndrojnë në karantinë.
“Përgjithësisht humori mes të riatdhesuarve është i mirë”, deklaroi Fritz Brechtel, një zyrtar qarku në Germersheim në Gjermaninë Perëndimore, ku grupi po qëndron në kazermat ushtarake./ATSH/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019