Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 04.04.2020 05:33

​Ismaili iu premton mjekëve se pagat do t’i marrin me rritje

Prishtinë | 06/12/2019 12:13

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili edhe sot ka shprehur qëndrimin e tij kundër dërgimit të Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese.

Para mjekëve Ismaili premtoi se do të punojnë që pagat e premtuara t’i marrin punëtorët e sektorit shëndetësor.

Këto komenti ministri në detyrë i Shëndetësisë i bëri me rastin e prezantimit të raportit të punës për vitin 2019 të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovë

Duke iu bërë thirrje që mos të dëshpërohen, Ismaili tha se për këtë ligj ka buxhet dhe dhënia e këtyre pagave për mjekët dhe infermierët nuk krijon krizë.

“Mos u dëshpëroni. Edhe unë edhe ju nuk do të ndalemi që ta arrijmë atë që e kemi votuar dhe atë të cilin e kemi premtuar, për të cilën ka para dhe buxhet, dhe për të cilën nuk krijohet asnjë lloj krize nëse mjekët dhe infermierët paguhen. Përkundrazi i jepet impuls sektorit i cili vuan dhe kur vuan sektori, vuan popullata. E di që ka krijuar një lloj demoralizimi tek ju, por ashtu siç iu kam thënë disa herë po iu them edhe tani se çfarëdo lloj procedure, loje politike, çkado që bëhet të jeni shumë të vetëdijshëm as unë e as ju nuk do ndaleni derisa të realizohet ajo për të cilën kemi punuar...Është e drejtë e juaja që ato rroga t’i merrni”, tha Ismaili.

E gjatë ditës së djeshme, Avokati i Popullit pas ankesave që ka pranuar e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Paga./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress