Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 02.04.2020 05:32

​Kanceri i qafës së mitrës, grave iu kërkohet të bëjnë PAP testin

Prishtinë | 28/01/2020 10:58

Me rastin e shënimit të Javës Evropiane të Kancerit të Qafës së Mitrës, u mbajt tryezë diskutimi nga Action for Mothers and Children dhe Koalicioni K10, e mbështetur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara UNFPA.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin akterë nga institucionet shëndetësore në Kosovë, ekspertë të fushës, përfaqësues nga AMC, K10 dhe UNFPA dhe pjesëmarrës të tjerë, ku u tha se kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet nëse i kushtohet rëndësi shëndetit të gruas në faza të hershme.

Drejtori ekzekutiv në AMC, Vlorian Molliqaj, tha se rreth 90% të vdekjeve që shënohen në botë si pasojë e sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës janë në vende të varfra.

Sipas tij, edhe në Kosovë ky numër është i lartë dhe shumica e rasteve që shtrohen në klinikë janë në fazat e fundit të kësaj sëmundje. Ai i rekomandon gratë të bëjnë PAP testin, i cili është falas në mënyrë që kjo sëmundje të parandalohet.

Udhëheqësja e Divizionit për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës, Merita Vuthaj, tha se synimi i kësaj tryeze është që t’i vetëdijësojnë gratë në mënyrë që t’i kushtojnë më shumë rëndësi shëndetit të tyre dhe kjo sëmundje të parandalohet.

Udhëheqësja e zyrës së UNFPA-së, Visare Mujko-Nimani, tha se kjo ngjarje tregon për përkushtimin e përbashkët që kanë ndërmarrë për luftimin e kancerit të qafës së mitrës.

Sipas saj vaksinimi dhe PAP testi janë zgjidhjet e duhura në mënyrë që të parandalohet që në fazat e para kjo sëmundje.

Në fund u bë prezantimi i të arriturave të projektit “Skriningu i kancerit të qafës së mitrës” nga Hana Buçinca, zyrtare e projekteve në AMC./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress