Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 01.10.2020 04:31

​Kina përdorë ilaçet kundër HIV për të trajtuar koronavirusin vdekjeprurës

Pekin | 26/01/2020 21:32

Kina po përdor ilaçe HIV për të trajtuar koronavirusin vdekjeprurës ndërsa ekspertët kërkojnë një kurë, sipas një raporti.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës tha se dy ilaçe të përdorura për të luftuar HIV janë duke u rekomanduar për të trajtuar simptomat e pneumonisë nga virusi, raporton Bloomberg.

Pacientët këshillohen të marrin tableta me lopinavir dhe Ritonavir dy herë në ditë.

Zyrtarët e shëndetit thanë që ende nuk ka kurë të njohur për sëmundjen e koronavirusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së po hulumton kodin gjenetik të virusit dhe shpreson të fillojë  testet për një vaksinë të mundshme brenda tre muajve, transmeton KosovaPress.

Koronavirusi ka origjinën nga qyteti qendror kinez Wuhan dhe deri më tash në Kinë kanë humbur jetën të paktën 56 njerëz.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress