Me ketë rast, përfaqësues nga komisioni për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale do të mbajnë edhe një konferencë për media, për të njoftuar opinionin lidhur me përgjegjësitë dhe punën që do ta kryej ky komision.
Konferenca do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00 nënjwrin nga hotelet në Prishtinë. Kurse, punëtoria që do të mbahet ndërkaq prej orës 09:00-11:00, përveç për subjektet farmaceutike, do të jetë e hapur edhe për përfaqësues të shoqërisë civile dhe palë të tjera të interesuara.
Afatet për hapjen e periudhës së aplikimeve nga mbajtësit e autorizimit të marketingut për çmimet e produkteve medicinale është vendosur të jetë prej 1 – 30 shtator 2019, pas së cilës pastaj do të bëhet shqyrtimi dhe analiza e këtyre aplikacioneve sipas metodologjisë së përcaktuar në këtë udhëzim. /KosovaPress/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019