Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 07:38

​​Kontrolle në aeroportin e Romës për raste të mundshme të virusit nga Kina

Prishtinë | 20/01/2020 21:41

Italia ka nisur kontrollet në aeroportin e Romës, për raste të mundshme të koronavirusit të ri me simptoma të pneumonisë, që u shfaq për herë të parë në Kinë, deklaruan sot autoritetet shëndetësore italiane.

“Mundësia e përhapjes së virusit në Bashkimin Evropian është e ulët, por nuk mund të përjashtohet”, deklaroi ministria e Shëndetësisë në Romë.

Në aeroportin “Fiumicino” të Romës po merren masa për të kontrolluar rastet e mundshme të dyshuara gjatë fluturimeve nga metropoli kinez Wuhan, ku u shfaq virusi që ka vrarë tre persona./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress