Sipas një studimit është konfirmuar që qelizat mund të plotësohen, e kjo është vërtetuar tek një 70-vjeçar i cili gjatë gjithë jetës ka pirë 10.000 pako cigare.
Studimi nga “Nature” zbuloi se qelizat e vrara nga pirja e duhanit mund të zëvendësohen me rritje dhe shumëzime të tjera, madje edhe duke ndihmuar në betejën kundër kancerit.
Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thanë se lënia e duhanit wshtw shumë më tepër sesa thjesht të ndalosh dëmtimin e mëtejshëm të mushkërive. Ata besojnë se mund të lejojnë rikuperimin e qelizave të reja e të shëndetshme.
Studiuesit inspektuan mostra të indeve nga 16 persona që përfshinin duhanpirësit, ish-duhanpirësit dhe njerëzit që kurrë nuk kishin pirë duhan dhe rezultatet dolën se ata që hiqnin dorë nga pirja e duhanit kishin katër herë më shumë qeliza të shëndetshme sesa njerëzit që ende pinin duhan dhe se këto qeliza ishin po aq të shëndetshme sa ato tek njerëzit që nuk kishin pirë asnjëherë duhan./KosovaPress/