Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 08:57

​Ndalimi i pirjes së duhanit para operacionit redukton rrezikun e ndërlikimeve

Gjenevë | 20/01/2020 19:22

Personat që ndalojnë pirjen e duhanit, sikur edhe katër javë para një operacioni kirurgjikal, janë më pak të prirë të kenë ndërlikime pas operacionit, sipas një studimi të publikuar nga OBSH.

“Provat e reja tregojnë se duhanpirësit, që braktisin duhanin rreth katër javë ose më shumë para operacionit, rrezikojnë më pak që të kenë ndërlikime”, tha OBSH në një deklaratë.

Gjashtë muaj pas operacionit, këta njerëz shërohen më mirë se ata që nuk e kishin ndërprerë pirjen e duhanit.

Studimi i përbashkët i OBSH, Universitetit të Newcastle në Australi dhe  Federatës Botërore të Shoqërive të Anestezistëve (FMSA), tregon se duke filluar nga katër javë ndërprerje të pirjes së duhanit, çdo javë shtesë pa duhan e përmirëson me 19 për qind gjendjen shëndetësore të pacientit, falë qarkullimit më të mirë të gjakut./atsh

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress