Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.03.2023 04:02

​OBSH mohon kinezët: Nuk ka asnjë ilaç efektiv për koronavirusin

Gjenevë | 05/02/2020 15:30

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka mohuar raportet e mediave sot se janë gjetur medikimante efikase për trajtimin e njerëzve të infektuar me koronavirus që ka shkaktuar epideminë në Kinë dhe është përhapur në të paktën 20 vende të tjera.

Një raport televiziv kinez tha se një ekip hulumtues në Universitetin Jiangjiang gjeti një kurë efektive për virusin, ndërsa Sky News raportoi se studiuesit kishin bërë një "përparim të rëndësishëm" në zhvillimin e vaksinës, transmeton KosovaPress.

I pyetur në lidhje me raportet, zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq tha se aktualisht nuk ka ilaçe efikase të njohura kundër virusit 2019-nCoV.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress