Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 07:00

​​OBSH organizon takim urgjent për virusin kinez

Prishtinë | 20/01/2020 23:43

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të organizojë nesër një takim, për të përcaktuar nëse shpërthimi i virusit të ri në Kinë përbën emergjencë shëndetësore me shqetësim global.

Agjencia e Shëndetit e OKB-së njoftoi për takimin pasi ekspertët konfirmuan se koronavirusi që ka prekur mbi 200 persona me sëmundje të ngjashme me pneumoninë, mund të transmetohet nga një person në tjetrin.

Komiteti i Emergjencave i OBSH-së mund të publikojë nesër rekomandime.

Shpallja e një emergjence shëndetësore ndërkombëtare, do të ishte një thirrje për vigjilencë globale, bashkëpunim dhe fonde për të frenuar virusin./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress