Ajo ka folur edhe rreth pezullimit të Ligjit të pagave, duke thënë se institucioneve të larta shtetërore nuk iu lejohet të ndërhyjnë në këtë proces derisa të merret vendimi i Kushtetueses.
Osmani tha se pavarësisht se çka ndodh me ligjin për paga, nëse ai do të hartohet nga fillimi apo do të merren vetëm me dispozita të caktuara të ligjit, punëtorët shëndetësorë meritojnë trajtim më të mirë.
Ndryshe vendimi për pezullimin e përkohshëm të ligjit të pagave është marrë nga Gjykata Kushtetuese me kërkesë të Avokatit të Popullit, pas 35 ankesave për këtë ligj, në kohëzgjatje deri më 30 mars 2020./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019