Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 30.05.2020 04:04

​Para shkuarjes në shtrat pini këtë – do të flini si foshnje

Prishtinë | 19/01/2020 23:24

Shumë pak gjumë është i lidhur me një rrezik të shtuar të depresionit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, dhe ekspertët rekomandojnë të rriturit të paktën shtatë deri në nëntë orë çdo natë.

Sidoqoftë, kjo nuk arrihet gjithmonë lehtë. Ekspertët kanë zbuluar se disa pije mund ta përmirësojnë gjumin, transmeton KosovaPress.

Ne ju sjellim 4 pije për të pirë para gjumit.

Qumësht i ngrohtë

Ekspertët rekomandojnë qumësht të ngrohtë për gjumë të lehtë pasi përmban triptofan, i cili natyrshëm rrit serotoninën, e cila rrit nivelin e melatoninës. Melatonina mund të shpejtojë gjumin dhe të ndihmojë në luftimin e çrregullimeve të ndryshme të gjumit. Teste të shumta kanë zbuluar se qumështi i ngrohtë mund të përmirësojë cilësinë e gjumit.

Lëng qershie

Qershitë nuk njihen vetëm për bërjen e piteve të shijshme, por edhe për shumë përfitime shëndetësore, përfshirë cilësinë e përmirësuar të gjumit. Besohet se përmbajtja e triptofanit të qershive është një nga arsyet që këto fruta ju ndihmojnë të keni një gjumë më të mirë dhe më të shëndetshëm.

Gojëmjaltë me banane dhe bajame

Bananet janë një tjetër ushqim i pasur me magnez. Përmban gjithashtu nivele të larta kaliumi. Këto janë dy minerale që relaksojnë muskujt tuaj dhe ju ndihmojnë të pushoni pas një dite të ngarkuar. Duke kombinuar qumështin, bananet dhe bajamet në gojëmjaltë, ju mund ta ndihmoni veten të zvogëlojë simptomat e pagjumësisë.

Çaj kamomili

Çaji nga kjo barishte ka përfitime të shumta shëndetësore, përfshirë zbutjen e simptomave të ftohjes, zvogëlimin e inflamacionit dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Disa studime sugjerojnë që kamomili mund të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe të ndihmojë me ankthin dhe pagjumësinë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress