Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 31.03.2023 02:04

​Përfundon spitali i dytë në Wuhan kundër coronavirusit

| 08/02/2020 10:45

Në Wuhan gjendja me coronavirusin është shumë e rënduar ndërsa rastet e të prekurve sa vijnë e shtohen. Të gjendur në këtë situatë, Wuhan ka ndërtuar një tjetër spital të specializuar për sëmundjen e rëndë, në vetëm pak ditë.

Mjekët dhe infermierët kanë mbërritur në Spitalin Leishenshan, objekti i dytë mjekësor i ndërtuar në Wuhan brenda disa ditësh. Grupi i parë i pacientëve pritet që të mbërrijë nesër, ndërsa spitali është mbushur me kurat përkatëse ndaj virusit vdekjeprurës.

Ndërtimi në Spitalin Leishenshan zgjati 12 ditë, sipas CCTV. Struktura ka 32-reparte dhe 1.500 shtretër ku do të trajtojë ekskluzivisht pacientët e infektuar me coronavirusin e ri.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress