Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, pas trajtimit që ka marrë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, gjendja shëndetësore e policit Mrasori është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Për të siguruar një trajtim të mëtutjeshëm për gjendjen e tij, Mrasori është dërguar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës në një spital në Turqi.
Së bashku me policin Mrasori ka udhëtuar edhe babai i tij, Ganimet Mrasori./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019