Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 06.04.2020 11:30

​Rrezikshmëri e ulët për koronavirusin në Kosovë

Prishtinë | 27/01/2020 18:00

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet në botë në lidhje me pneunominë virale koronavirus.

Ministri në detyrë  i Shëndetësisë Uran Ismaili, gjatë një takimi sot me krerët e institucioneve relevante shëndetësore në vend është njoftuar rreth situatës aktuale me koronavirus dhe kërkoi nga mekanizmat shtetërorë e institucionalë që të jenë në gatishmëri në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë.

Drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka konfirmuar se në Kosovë nuk ka asnjë rast me koronavirus dhe se rrezikshmëria për këtë virus në vendin tonë është e ulët, ndërsa drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, konfirmoi se janë të gatshëm për menaxhimin e rasteve eventuale dhe përcjelljen e situatës.

Gjatë kësaj jave ministri Ismaili do të ftojë edhe Komitetin Nacional për sëmundje ngjitëse për të diskutuar situatën dhe nivelin e gatishmërisë.

Institucionet shëndetësore në Kosovë sigurojnë të gjithë qytetarët se janë duke marrë të gjitha masat adekuate, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress