Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Teknologjisë amerikane kanë zbuluar se bishtat e cigareve janë më të rrezikshme për shëndetin e njeriut sesa mendohet, për shkak të sasisë së madhe të nikotinës të lënë në ajër shumë kohë pasi shuhet cigarja, transmeton KosovaPress.
Shumica e kimikateve lirohen brenda 24 orëve të para, por sasi të dëmshme të nikotinës janë zbuluar se janë të pranishme edhe shtatë ditë pasi shuhet cigarja.
Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se bishtat e cigareve janë më të dëmshme kur moti është më i ngrohtë.
"Kjo do të thotë që nëse nuk e zbrazni taketuken brenda shtatë ditëve, sasia e ekspozimit të nikotinës për jo duhanpirësit mund të jetë dy herë më e lartë," tha drejtuesi i hulumtimit, Dastin Popendik.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019