Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 05.12.2022 05:50

​Sardi: Rezistenca antimikrobike, një nga sfidat më të mëdha në shëndetin publik

Prishtinë | 20/11/2019 12:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me qëllim të vetëdijesimit për rezistencën antimikrobike dhe ballafaqimit të përdorimit të panevojshëm të antibiotikëve, dhe shtijës së tyre pa recetë të mjekut, ka organizuar sot një tryezë për të shënuar ‘Javën Botërore të Vetëdijesimit për Antibiotikët’.

Nga ky diskutim u kërkua gjithashtu një bashkëpunim më i madh ndërinstitucional për të ballafaquar këtë sfidë botërore.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, duke folur për qëllimin e kësaj tryeze, tha se duhet të nxiten praktikat më të mira për të adresuar rezistencën antimikrobike në Kosovë.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi,  u shpreh se rezistenca antimikrobike është një sfidë për kujdesin shëndetësor global, dhe kërkoi angazhimin e duhur për t’u ballafaquar me këtë.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë,  Naim Bardiqi tregoi disa nga masat që i kanë bërë në kuadër për të ballafaquar këtë sfidë.

Sipas tij në këtë formë plotësohet plani i veprimit dhe strategjisë për të luftuar rezistencën antimikrobike.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, mikroorganizmat indikatorë të rezistencës janë 2-5 herë më të lartë sesa mesatarja evropiane për të gjithë antibiotikët e krahasuar./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress