Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 02.04.2020 05:48

​Truri i parë “in vitro” për trajtimin e tumoreve te fëmijët

Prishtinë | 29/01/2020 22:31

Laboratorët italianë kanë arritur të krijojnë trurin e parë në miniaturë “in vitro”, në përmasat e një kikiriku, në përpjekje për të gjetur mundësi të reja trajtimi për tumoret e trurit te fëmijët.

Rezultatet u botuan në revistën “Nature Communications” dhe u arritën nga një ekip hulumtues i koordinuar nga Luca Tiberi i laboratorit “Armenise-Harvard” për çrregullimet e trurit dhe kancerit, në Universitetin e Trentos.

Universiteti i Trentos drejtoi studimin kërkimor, duke koordinuar një ekip studimi që përfshiu universitetin “La Sapienza” të Romës, spitalin e fëmijëve “Bambino Gesù” në Romë, dhe institutin “Irccs Neuromed-Istituto Neurologico Mediterraneo” në Pozzilli (Isernia), me mbështetje nga fondacioni “Armenise-Harvard”, shoqata italiane për kërkime të kancerit “Airc”, dhe Fondacioni “Caritro” në Trento./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress