Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 08.08.2020 05:52

​U sulmuan infermierët, sot protestë para spitalit të Mitrovicës

Prishtinë | 06/12/2019 06:52

Sindikata e Spitalit të Mitrovicës organizon protestë para objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës në shenjë pakënaqësie me rastin e sulmit të dy punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës.

Të mërkurën mbrëma rreth orës 20:00 janë sulmuar fizikisht infermierët F.M. dhe A.H., të cilët kanë marrë lëndime trupore nga familjarët e pacientëve.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë dhe kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe sulmuesit të nxirren para drejtësisë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress