Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 02.04.2020 05:42

​UNICEF dërgon veshje mbrojtëse në Kinë

Prishtinë | 29/01/2020 21:19

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi sot se ka dërguar 6 tonë ndihma në Kinë, përfshirë maska dhe veshje mbrojtëse për personelin mjekësor, për të ndihmuar vendin në luftën kundër epidemisë së pneumonisë virale.

“Ky koronavirus po përhapet me shpejtësi të madhe dhe është e rëndësishme të përdoren të gjitha burimet e nevojshme për ta ndaluar atë”, theksoi në një deklaratë për shtyp drejtoresha e Unicef, Henrietta Fore.

Dërgesa e nisur nga Danimarka mbërriti në Shanghai dhe më pas u transportua në Wuhan, vendi i origjinës i epidemisë.

Në ditët dhe javët e ardhshme priten edhe më shumë dërgesa./ATSH/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress