Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 12.07.2020 07:51

​Vitia: Shëndetësia do të jetë prioritet i Qeverisë Kurti

Prishtinë | 04/02/2020 15:52

Ministri i ri Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se dikasteri i tij do të jetë prioritet i shefit të ekzekutivit, Albin Kurti dhe se çelësi i suksesit të tyre do të jetë bashkëpunimi i ndërsjellët me punëtorët shëndetësorë.

Porsa përfundoi mbledhja e parë solemne e kabinetit qeveritar, Vitia u nis në këmbë për t’i kryer obligimet e tij institucionale, derisa ndalej për t’i përshëndetur secilin qytetar, ministri i ri i Shëndetësisë u shpreh për KosovaPress se qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm e ka pranuar detyrën nga ish-ministri, Uran Isamili.

“Natyrisht janë pesë fusha që zotëri Kurti ka si prioritet dhe besoj që shëndetësia do të ketë si të gjitha pjesët e tjera, po na pret shumë punë... suksesi kurrë nuk ka qenë i imi ka qenë i punëtorëve shëndetësorë, bashkëpunimi me ta ka qenë çelësi i suksesit. Besoj se ky bashkëpunim nuk do të mungojë. Prapë në bashkëpunim me mjekët besoj se do të punojmë për të arritur sukseset”, thotë Vitia.

Për thjeshtësinë e tij dhe ecjet në sheshet e Prishtinës, Vitia thotë për KosovaPress se përkundër marrjes së postit të ministrit, ai nuk do të ndryshojë nga mënyra e jetës që ka pasur më herët.

“Sot jam në këmbë, besoj se kur do të ketë punë edhe angazhime më duhet vetura, patjetër si çdo njeri tjetër. Por, kjo nuk do të thotë të ndryshoj nga mënyra e jetës që kam pas më herët”, thotë ai.

Arsyet se pse ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës ministrore ka ndodhur herët në mëngjes, Vita u shpreh se ish-ministrit i është dashur të udhëtojë për në SHBA.

“Sot kam pas një takim të shkurtër me ish-ministrin, Uran Ismaili në të cilin kemi bërë një pranim-dorëzim, për arsye se ai duhet të udhëtojë për lutjet e mëngjesit në ShBA. Për dallim nga kolegët e mi sot e kemi mbaruar më herët me Uran Ismailin”, tha ai.

Ditën e djeshme Kuvendi i Kosovës ka votuar kabinetin qeveritar në krye me Albin Kurtin, derisa sot pjesa dërrmuese e ministrave kanë marrë formalisht postet e tyre ministrore./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress