Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 06.04.2020 11:05

​Xin Jinping: Do ta mposhtim këtë epidemi patjetër

Prishtinë | 28/01/2020 19:34

Kryetari i Kinës, Xin Jinping sot u takua me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Xi u shpreh se populli kinez po bën luftë serioze me epideminë e koronavirusit.

“Siguria e jetës dhe shëndeti i masave popullore janë çështjet më kryesore, prandaj kontrolli i epidemisë është puna më e rëndësishme aktuale. Kam udhëzuar dhe planifikuar gjithmonë. Unë besoj se, nëse kemi besimin e vendosur dhe marrim masa shkencore dhe të drejta, do të mposhtim patjetër këtë epidemi”, tha ai.

Ghebreyesus u shpreh se pala kineze publikoi informacione transparente, zbuloi virusin në një kohë të shkurtër rekord dhe ndau informacionet e renditjes së gjenomit të virusit me vendet e tjera.

Ai i vlerësoi vendosmërinë politike dhe masat e forta të qeverisë kineze dhe shprehu besimin se masat e Kinës do ta kontrollojnë efektivisht dhe do ta mposhtin këtë epidemi./CRI shqip/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress