Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 17.08.2022 01:00

​​3 të lënduar pas një shpërthimi në Graqanicë

Prishtinë | 16/04/2014 18:38

Tre persona janë lënduar pas Shpërthimit të mjeteve në një hapësirë grumbullimi të mbeturinave të hekurit, në Graqanicë, gjatë ditës së djeshme.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi për media, ka bërë të ditur se është duke hetuar se çfarë mjeti ka shpërthyer, meqë ende nuk dihet lloji i mjetit, mirëpo sipas tyre, shumë shpejtë do të bëhet e ditur pasi që kanë marrë mostrat për ta identifikuar mjetin e shpërthyer.

Ndërsa, Mirlinda Qyqalla, zyrtare për informim nga QKUK, tha për KosovaPress, se dy nga personat e lënduar janë liruar nga QKUK, ndërsa një nga të lënduarit, është pranuar në klinikën e urologjisë.

“Gjatë ditës së djeshme, 3 persona kanë kërkuar ndihmë nga QKUK, pas shpërthimit të mjeteve në Graçanicë. Dy persona kanë pasur lëndime sipërfaqësore dhe pas trajtimit janë lëshuar nga QKUK-a. Ndërsa personi i tretë, mashkull rreth të tridhjetave, ka lëndime në organe gjenitale dhe është pranuar në kliniken e urologjisë. Aktualisht gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë” tha Qyqalla, për KosovaPress.

Ndërkaq,në njoftim thuhet se njësiti policor ka vërejtur në depo edhe mjete tjera shpërthyese të vjetruara dhe ka informuar njësitin e deminimit, të cilët kanë dalë në vendin ngjarjes dhe kanë larguar mjetet e dyshuara.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress