Sipas aktakuzës, i pandehuri K.B., nga muaji shkurt e gjerë në muajin shtator të vitit 2019, u ka dhënë pesë personave shuma të ndryshme të parave me fajde, me kamata mujore nga 10 deri në 20 %.
Njëri nga të dëmtuarit nuk kishte mundësi t’ia paguante të pandehurit shumën prej 36.000 eurove, sipas kamatës prej 20%, e pas presionit të vazhdueshëm nga i pandehuri për realizimin e pagesës, i dëmtuari raporton rastin në organet e hetuesisë.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019