Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 04.10.2022 11:51

​Arrestohen kryerësit e grabitjes me armë

Prishtinë | 04/08/2014 15:18

(I plotësuar) L. K, 17 vjeç, I. C 19 vjeç dhe L. R 21 vjeç, janë arrestuar sot në mëngjes nga Policia e Kosovës, pasiqë ata dyshohet se janë të përfshirë në një rast të grabitjes së armatosurqë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “HakifZejnullahu”,në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në një market, ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një aksion i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar:

“Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, janë bërë bastisje në disa lokacione, ku policia ka gjet dhe konfiskuar një pistoletë T.T e kal. 7.65 me 5 fishekë, një veture Fiat ngjyre e zeze (arma dhe automjeti dyshohet të jenë shfrytëzuar nga të dyshuarit për kryerjen e veprës, si dhe para te gatshme të cilat dyshohen të jenë grabitur në rastin në fjalë”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës./Kosovapress/

..............................................................

Grabitje me armë si nëpër filma

Prishtinë E hënë, 04 Gusht 2014 10:24            KOSOVAPRESS

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, dy persona kanë hyrë në një lokal dhe kanë grabitur një shumë të të hollave.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Hakif Zejnullahu”, ku të dyshuarit kanë grabitur rreth 300 euro dhe pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur.

Ndërkohë, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet./Kosovapress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress