Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 07:41

​Bastisje në Pejë, konfiskohen armë dhe arrestohet 59-vjeçari

Prishtinë | 21/01/2020 14:25

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, të asistuar edhe nga njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë, sot kanë zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar, 59-vjeçarit M. P., janë gjetur dhe janë konfiskuar një pushkë gjysmë automatike M47, një pushkë ajrore, një pistoletë me gaz, një armë e gjatë e dëmtuar, një tytë e armës automatike e dëmtuar, dy pjesë të armëve të gjata dhe 14 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Ai dyshohet për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress