Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 06.06. 2018, është ndryshuar nga aktgjykim lirues në aktgjykim dënues.
Të akuzuarit janë shpallur fajtor nga ana e Gjykatës së Apelit për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
I.T. dënohet me 3 vjet burg, B.F. 2 vjet e 4 muaj, Z.K. 2 vjet e 8 muaj burg. Ndërsa V.H.,F.T. dhe R. Th., secili veç e veç, me dënim burgimi më kusht në kohëzgjatje prej 6 muajsh, në periudhe verifikuese prej një viti.
Dënimet do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë se aktgjykimit, ndaj të cilit palët kane të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës.
Gjykata e Apelit gjeti se nga provat që janë pjesë e shkresave të lëndës janë përmbushur të gjitha elementet e veprave penale, për të cilat ata janë shpallur fajtor.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019